Pamje nga vendi i ngjares te publikura nga media greke

Shkoi në ndihmë të 2 djemve, por u qëllua për vdekje! Mediet greke nxjerrin video nga masakra, gruaja qan shqiptarin e vrarë

13 Janar 2021, 23:02| Përditesimi: 13 Janar 2021, 23:10

  • Share

Mediat greke kanë nxjerrë pamje të publikuara më parë nga masakra në sheshin 'Neos Kosmos' në Athinë, ku humbi jetën 54-vjeçari shqiptar Edmond Llangozi si dhe u plagosën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Në videon e publikuar nga "MEGA", shfaqet shqiptari i vrarë dhe gruaja e tij e cila që qan pranë tij. Videoja është bërë pak pasi policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Vrimat në vitrinën e dyqanit kapin skenat e panikut, ndërsa qindra fëmijë të vegjël ishin në vendin e ngjarjes. Gjithçka filloi kur vëllezërit u përfshinë me një grup burrash disa metra larg sheshit të Agios Sostis ku u përpoqën të shpëtonin.

Fillimisht autori ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka patur në fokus familjen Llangozi. E plagosur mbeti edhe kamarierja e lokalit ku ndodheshin, Xhorxhina Kosa, gjithashtu shqiptare. Autoritet greke po hetojnë arsyet pse të gjithë anëtarët e familjes ishin në lokal, ndërsa dyshohet se mund të ketë patur një konflikt verbal para vrasjes.

Autori i krimit, i cili kishte mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur rëndë të viktimës, të moshës 28 dhe 22 vjeç, shkoi për të kërkuar kthimin e parave, të cilat dyshohen se mund të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme. Të dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?