Shkoi për të bërë historinë, kombëtarja U-21 turpërohet nga Anglia

18 Nëntor 2020, 10:18| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 10:20

  • Share

Kombëtarja e 21-vjeçarëve kishte mundësinë për të shkruar historinë me gërma të arta, sepse mund të kualifikohej për herë të parë në Europian duke fituar kundër Anglisë.

Gjithsesi kjo dihej se ishte shumë e vështirë, por ajo që bëri përshtypje është disfatë e thellë që kuqezinjtë pësuan. Në Ëolverhampton U-21 është mposhtur me rezultatin 5-0, duke lënë mos lënë asnjë hapësirë diskutimi.

Për t’u theksuar edhe fakti që kuqezinjtë nuk do të kishin kaluar edhe në rast fitoreje, pasi Austria është rikthyer të marrë tre pikët në eliminatore. Ata mposhtën 3-0 Andorën, në një kohë që për t’u kualifikuar Shqipëria duhej një humbje ose barazim.

Situata nuk duhet parë e zymtë për faktin se Kombëtarja U-21 në tre ndeshjet para Anglisë kishte marrë tre fitore radhazi. Pas përfundimit të fushatës eliminatore kuqezinjtë renditet të tretët me 14 pikë, 4 më pak se Asutria e vendit të dytë, ndërsa Anglia e vendit të parë është e shkëputur shumë ndjeshëm.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?