Reperi Young Dolph i njohur për hitin “Rich Slave”, është qëlluar me armë zjarri për vdekje, teksa po hynte në një dyqan në Memfis, Tenesi.
Sipas raportimeve thuhet se reperi po blinte biskota kur u qëllua përpara dyqanit nga një personbrenda një makine që edhe e kishte ndjekur.
“Ky është një tjetër shembull i dhunës së pakuptimtë me armë që po përjetojmë në të gjithë vendin. Zemrat tona janë me familjen e reperit dhe të gjithëve atyre që janë prekur nga një akt kaq i tmerrshëm”. Ka thënë shefi i policisë së zonës.
Deri më tani nuk janë zbuluar motive të mundshme apo persona të dyshuar që janë zbuluar nga policia, por hetimet intensive po vijojnë.
Gjatë karrierës 36-vjeçari kishte shënuar 10 albumet me të mira në “Billboard 200”. Ai ka qenë në shënjestrën e një atentati dhe në të kaluarën. Në vitin 2017, ai u godit nga plumba të shumtë teksa ndodhej jashtë një dyqani këpucësh në Hollivud, duke marrë plagë në krahë.