Shkolla 'Musine Kokalari', 3 vjet 'peng' i rindërtimit, nxënësit bojkotojnë orët: Mjaft më mësim me turne

17 Mars 2022, 22:28| Përditesimi: 17 Mars 2022, 22:46

  • Share

Për herë të parë në bankat e një klase Bejdo u ul në shkollën “Musine Kokalari”. Qëndroi vetëm 2 muaj atje, pasi tërmeti i 26 nëntorit 2019 ndryshoi gjithçka.

“Në klasë të parë parë e kam bërë vetëm dy muaj se kishte ndodhur tërmeti dhe kemi lëvizur. Më shumë më mungon klasa. Tani e bëj shkollën tek “Betim Muço. Mësimin e filloj në orën 14.”

Bejdo ashtu si 600 nxënësi e tjerë të shkollës “Musine Kokalari”, këtë të enjte bojkotuan mësimin në shkollën ku mësojnë provizorisht, duke kërkuar nisjen e punimeve.

“3 vjet në këtë shkollë dhe nuk shtyhet më shkolla pasdite.”

“Vijmë në orën 2 dhe ikim në 6.Na ikën e gjithë dita.Është shumë e vështirë, nuk ia dalim dot”

“Të ishim në mëngjes do ishte përqëndrimi më i mirë”.”

“Fëmija në orën 1 ka orarin e lojës dhe jo të shkollës”.- tha një prind.

Report Tv u interesua pranë Bashkisë së Tiranës, e cila thotë se  kjo shkollë do të ndërtohet me donacionet e BE-së, duke shtuar se projekti është përfunduar, dhe aktualisht janë në fazën e marrjes së lejes së ndërtimit brenda një muaji.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/03/2022 23:13

    Ankesa e tyre eshte e drejte.Me kujtohet ne kohen e Xhaxhit,kur isha ne klase te 8-te,aty nga fundi na bene ca klasa mbasdite shtese me njohuri per bujqesine e zooveterinarine.Kjo u be qe kush donte te ndiqte keto shkolla profesionale te kishte nje ide te pergjithshme per lendet.Sa zgjaten nuk me kujtohet,mund te kene qene disa dite,ose nja dy jave,as termet,as dreq,por oret nuk shtyheshin,pati momente kur mesimi u be sidisi interesant,por jo vetem qe ishin lende qe nuk na terhiqnin,por te shkoje mbasditeve ishte nje torture e vertete.Kurse keta te shkrete po torturohen per 3 vjet!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?