Sociale

Shkolla tregtare e Vlorës feston 100-vjetorin! Vlerësohet me titullin “Mirënjohje e qytetit”

8 Nëntor 2024, 17:15| Përditesimi: 8 Nëntor 2024, 17:49

  • Share

Në një ceremoni festive dhe plot emocione, Shkolla Tregtare e Vlorës ka festuar  sot 100-vjetorin e themelimit të saj. Ky  përvjetor i 100-të ka bashkuar  nxënës dhe ish- nxënës të kësaj shkolle në vite, arsimtarë  dhe autoritete lokale, të cilët kanë vlerësuar rëndësinë e kësaj shkolle për përgatitjen e kualifikuar të brezave të rinj.

Shkolla Tregtare është një prej institucioneve simbol të arsimit në mbarë vendin.

Ministri Blendi Gonxhja i pranishëm në ceremoni ka fashitur artikulimet e deritashme për largimin e kësaj shkolle vitin e ardhshëm, duke thënse nuk do ketë zhvendosje.  Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha i ka akorduar shkollës tregtare në këtë 100 vjetor titullin “Mirënjohje e qytetit”.

R.D/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?