Foto nga procesi i vaksinimit masiv në Sheshin Skënderbej

Kronikë

Shkon në mbi 580 mijë numri total i vaksinimeve të kryera në vend, Manastirliu: 13467 në 24 orët e fundit, procesi shembullor

7 Maj 2021, 21:58| Përditesimi: 7 Maj 2021, 22:12

  • Share

Vijon të ecë me ritme të shpejta procesi i vaksinimit masiv në vend, ku në 24 orët e fundit janë kryer 13467 vaksinime, duke çuar shifrën totale në 585 mijë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, e cila shkruan në “Twitter” se procesi i vaksinimit është shembullor, duke falënderuar edhe ekipet mjekësore.

“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore”, shkruan Manastirliu.

Më herët gjatë ditës së sotme, Manastirliu tha nga foltorja e Kuvendit se vaksinimi masiv po jep shumë efekt dhe se vendi ynë ka dalë nga zona e rrezikut për COVID-19.

Janë mbi 746 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur deri më tani në vend, ndërsa sasia e vaksinave të kontraktuara është 2 milion e 390 mijë. Procesi i vaksinimit masiv në vend vijon, ndërsa deri më tani, janë 136 mijë qytetarë që janë vaksinuar me të dyja dozat.

Ndërkohë, nga të dhënat e publikuara në faqen prestigjioze e të dhënave ourworldindata.org, vendi ynë është renditur i pari, krahasuar më shumë vende të fuqishme, sa i përket vaksinimit të popullsisë për 100 banorë në 7 ditët e fundit, duke lënë pas BE-në e vendet e Rajonit.

Foto e publikuar nga Manastirliu në Twitter

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?