Bota

Shkon për të pyetur për kolegët, burgoset regjisori i njohur iranian Panahi! Gruaja: Ky quhet rrëmbim! Cannes: Dënojmë këto arrestime!

19 Korrik 2022, 20:37| Përditesimi: 19 Korrik 2022, 20:48

  • Share

Regjisori iranian, Jafar Panahi fitues i disa çmimeve të para, mes të cilave Festivalin e Berlinit dhe atë të Kanës,  javën e kaluar u ndalua në Teheran, ndërsa gjyqtari siç shkruan BBC ka vendosur dënimin e tij me 6 vite burg. 

Sipas mediave iraniane, Panahi është ndaluar nga policia, pasi shkoi në burgun ‘EVin’: për të pyetur për dy kolegët e tij,  të cilët ishin arrestuar pasi kishin mbështetur protestat . Gruaja e tij ka thënë për BBC-në Persiane, se ai ishte informuar nga rojet se kishte një dënim të mëhershëm të pazgjidhur. 

‘Jafar ka disa të drejta si qytetar. Për të burgosur dikë, duhet që së pari ta thërrasësh. Por të burgosësh dikë që proteston jashtë burgut ngre shumë pikëpyetje. Kjo quhet rrëmbim!” tha bashkëshortja e tij. 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Festivali i Kanës. “Dënojmë fuqishëm këto arrestime si dhe valën e represionit dukshëm në progres të Iranit kundrejt artistëve të tij”, thuhet në një reagim të Festivalit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?