Politikë

Shkrihet dega e LSI në Kuçovë, kalon me PS, Kapllani: Socialistët e vetmja forcë e progresit

10 Prill 2021, 19:31| Përditesimi: 10 Prill 2021, 19:51

  • Share

Partisë Socialiste të Kuçovës në qarkun e Beratit i është bashkuar sot edhe ish kryetari i kësaj bashkie Selfo Kapllani, një ish- drejtues i propozuar nga LSI. Në takimin me themelues të PS-së Kuçovë,ku ishin të pranishëm kandidatët Blendi Klosi e Bardhyl Kollçaku,ish-përfaqësuesi i LSI-së tha ndër të tjera se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka dëshmuar veten si forca më e emancipuar dhe më avangarde e politikës.

"Duhet sens qytetar e përgjegjshmëri nga të gjithë për të kuptuar çfarë ndodh nëse nuk fitohet ky mandati i tretë. Në krahun tjetër kemi një spektër politik që nuk ofron asnjë lloj besimi,jo vetëm për votuesit e majtë por edhe për të gjithë qytetarët"- deklaroi Kapllani, i cili shtoi se do të japë kontributin e tij për të arritur objektivin për marrjen e 5 mandateve në qarkun e Beratit, për të arritur një fitore do t'ju shërbejë të gjithë qytetarëve për të garantuar vijimin e reformave të nisura.

 

Kapllani ka deklaruar se i bashkohet Partisë Socialiste si shumë ish-funksionarë të tjerë të LSI, me bindjen e plotë se është e vetmja forcë e progresit dhe partia transformuese e vendit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kucove: 11/04/2021 09:00

    Ik mor pianec

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?