Shkrihet SHÇBA, krijohet Agjencia e Mbikëqyrjes e Policisë dhe Gardës, kompetencat nga hetimi penal, certifikatat e sigurisë deri tek testi i së vërtetës

28 Nëntor 2020, 17:40| Përditesimi: 29 Nëntor 2020, 21:36

  • Share

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme do të shkrihet, ndërsa Policia e Shtetit dhe Garda do të kontrollohet nga një strukturë e re, e cila do të quhet Agjenci e Mbikëqyrjes Policore. Kështu parashikon një draft i përgatitur nga Ministria e Brendshme, i cili aktualisht është në proces konsultimi, ndërsa pritet të miratohet nga qeveria, për t’u depozituar më pas në Kuvend. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u krijuar me ligj në vitin 2014, duke zëvendësuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm (SHKB).

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë më shumë kompetenca se sa SHÇBA. Konkretisht, Agjencia ka si objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në polici dhe gardë, inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie. Detyrat e reja të Agjencisë janë Vetingu dhe certifikatat e sigurisë. Këto detyra, Agjencia do t’i kryejë përmes përdorimin të testit të së vërtetës (ekzaminimin poligrafik), hetimeve penale dhe inspektimeve.

Agjencia e re do të mbikëqyrë punonjësit e strukturave të Policisë së Shtetit, punonjësit e strukturave për ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë si dhe personelin e Akademisë së Sigurisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të jetë në varësi drejtpërdrejt të Ministrit të Brendshëm. Struktura e re në nivel qendror do të ketë drejtorinë e përgjithshme, e cila organizohet nga në nivel departamenti, drejtorie, sektori dhe  seksioni sipas objektit të veprimtarisë. Në nivel vendor, Agjencia përfaqësohet nga drejtoritë rajonale.

Sipas draftit, struktura dhe organika e Agjencisë do të përcaktohet me urdhër të kryeministrit, me propozim të ministrit të Brendshëm. Kreu i Agjencisë emërohet nga kryeministri me propozim të ministrit. Ndërkaq, ministri emëron dhe shkarkon drejtorin e departamentit të Agjencisë. Ministri i Brendshëm miraton programi e Agjencisë, drejtimet strategjike, objektivat dhe zhvillimit institucional, nxjerr urdhra dhe udhëzime, përcakton drejtimet kryesore të punës dhe mbikëqyr veprimtarinë e Agjencisë, mbikëqyr dhe shqyrton ankesat ndaj veprimtarisë se Agjencisë dhe informohet për të gjithë veprimtarinë dhe realizimin e prioriteteve. Ministri i Brendshëm nuk mund të informohet për veprime operative dhe hetimore si dhe për identitetin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë ose të informatorëve.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 29/11/2020 07:13

    Po a na thoni dot cilin drejtues policie ka vene para pergjegjesise shcba deri me sot pervec policeve te thjeshte se korrupsioni vjen nga lart. Sa karburant vidhet, sa pjese kembimi, goma mjetesh, pajisje zyrash, uniforma vidhen. Sa mjete policie jane jashte perdorimit pa kolaudim e qarkullojne rrugeve? Apo kta marrin rrogen nuk meren me kto gjera.

    Përgjigju
  • alfons: 28/11/2020 23:10

    a te qaj pak.....

    Përgjigju
  • Noli: 28/11/2020 23:07

    Shcba eshte kot pa lidhje ka nje zyre 10 m2 te komisariati 1 dhe robi shkon te ankohet per policat qe i ndan nje dere nga kta e pine kafe bashke

    Përgjigju
  • Polici: 28/11/2020 21:50

    Vetem ndryshim emrash asgje me shum qe dote thote hiqa lenes venja prenes.Si eshte katandis ky vende metilla drejtues qe vetem emra nderrojn dhe rrine ne vend numro.

    Përgjigju
  • ilirjani: 28/11/2020 19:10

    30 vjet eksperimente me struktura.... Turp dhe paaftesi profesionale nga ata pe i bejne keto struktura. U krijua ne menyre pompoze OFL..... A eshte arestuar ndonje peshk i madh....??? As cironka nuk kane zene...

    Përgjigju
  • Mafishja: 28/11/2020 18:28

    Dakort deri ketu!por pyetja lind se kuj doni besojet kjo detyre dhe a do mundet sander mafishja ta menaxhoje duke patur prasysh faktin se ardi veliu edhe pse totalisht i pa afte per te kryer detyrat e veta , sandri nuk e largon dot. ????!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?