Shkrumbohet nga flakët mjeti në ecje në Llogara! Shkak dyshohet një defekt teknik (VIDEO)

5 Korrik 2022, 17:56| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 18:01

  • Share

VLORË- Një makinë është shkrumbuar në rrugët e Vlorës pak minuta më parë. Drejtuesi me iniciale K.D., banues në Prishtinë ndodhet jashtë rreziku për jetën ndërsa mjeti ka dëme të shumta materiale. Dyshohet se makina ka marrë flakë aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?