Shkup- Një përpjekje për rrëzimin nga qeveria të Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit e iniciuar nga koalicioni i opozitës maqedonase dhe një partie shqiptare ka dështuar. Duke pretenduar një shumicë parlamentuare me 61 deputetë dhe duke paralajmëruar rritje të numrit të deputetëve në mazhorancë, opozita nuk llogariti lëvizjen e papritur të deputetit nga partia BESA. Deputeti, papritur refuzoi të merrte pjesë dhe si rrjedhojë nuk u paraqit në seancë, duke lënë kështu një mangësi të madhe të opozitës. Nëpëmërjet një videomesazhi, deputeti i BESA, sqaroi mbi vendimin e tij duke deklaruar se e kishin këcënuar me jetë. Pasi foli për gjendjen e tij momentale shëndetësore, Rexhepi theksoi se në pak kohë do të ketë një deklaratë më të detajuar në media.
Rexhepi gjithashtu theskoi edhe njëherë qëndrimet e tij për Shqipërinë, BE-në dhe NATO-n duke shprehur se ishte në anën e tyre.
Në një deklaratë të koordinatorit të grupit parlamentar LSDM, Jovan Mitrevski zbardhën edhe më shumë detaje nga akuzat e Rexhepit duke thënë se ky i fundit nuk ka pasur presion nga qveria por nga opozita.
Mirevski ka replikuar gjithashtu një postim të Hristijan Mickoski javën e kaluar ku shkruante se ka një shumicë të përfaqësimit parlamentar dhe se do të ishte në rritje duke e konfirmuar numrin e lartë të deputetëve por njëkohësisht duke i adresuar diku tjtër.
'Mickoski ka të drejtë për një gjë, se qeveria ka një shumicë të madhe parlamentare. Ngjarjet e së nesërmes le t'ju marrin nga ata që duhet t'i thonë ato'