Shokoi të ftuarit me fejesën,
Kastro Zizo tregon çfarë ndodhi

30 Dhjetor 2017, 19:36| Përditesimi:

  • Share
Lajmi se Kastro zizo do fejohej i habiti të gjithë ditën e djeshme, por ajo çfarë ndodhi sot i habiti edhe më shumë. Teksa të gjithë miqtë e kolegët e Kastros kishin shkuar në një resort në periferi të Tiranës për drekën e fejesës së tij, siç këngëtari i kishte njoftuar me një mesazh në WhatsApp, ai e anulloi fejesën duke i shokuar të gjithë.

Por mesa duket të gjithë të ftuarit kanë rënë në "kurthin" e një personi që i ka vjedhur WhatssApp-in Kastros. Të paktën kështu shkruan Kastro pak orë pasi lajmi se ai kishte anulluar fejesën bëri bujë.

"Miq, WhatsApp-i im ka qenë i hakëruar. Ndjesë për zhurmën. As jam fejuar as në plan s'e kam. Faleminderit dhe ndjesë sërish", shkruan Kastro. (Marrë nga xing.al)

kastroo
(Reagimi i Kastro Zizos)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?