Shokon Kastro Zizo,të ftuarit
shkojnë për fejesën e tij,por..!

30 Dhjetor 2017, 16:23| Përditesimi:

  • Share
Ditën e djeshme, përmes një mesazhi në grup, kantautori Kastro Zizo njoftoi të gjithë miqtë, kolegët dhe mediat për fejesën e tij me një vajzë të quajtur Elma Sulejmani. Dreka e fejesës do të mbahej sot, por të ftuarit, miqtë e kantautorit kanë shkuar në resortin në periferi të Tiranës ku do të mbahej festa dhe nuk kanë gjetur aty as Kastron dhe as partneren e tij, raporton revistawho.com.

Emra të njohur të ekranit dhe medias ishin prezentë sot aty dhe të gjithë mbetën të habitur nga ky veprim i Kastros. Lajmi se fejesa u anulua u bë i ditur nga kamarierët dhe menaxheri i restorantit. Se çfarë ka ndodhur, këtë do të na e thotë vetë Kastro, i cili duhet t’u japë shumë sqarime miqve dhe kolegëve të tij, pasi të hapë telefonin…

Në foton e shkrepur ekskluzivisht nga revistawho.com shfaqet Rovena Stefën me të motrën, gazetari dhe opinionisti i “Top Show Magazine” Ervin Kurti dhe prezantuesja e “Siluetë” Gerta Gixhari. Të gjithë të hutuar nga kjo që ka ndodhur dhe duke shpresuar që Kastro të jetë mirë… (revista who)

kastro
(Të ftuarit pa Kastro Zizon)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?