Shoqata Rajonale e Futbollit në Gjirokastër kërkesë FSHF-së: Na jepni emrat e delegatëve që do votojnë në zgjedhje, çdo veprim që nuk ka autorizimin tonë do jetë nul

25 Janar 2022, 17:15| Përditesimi: 25 Janar 2022, 17:19

  • Share

Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër i ka bërë një kërkese zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate më datë 29 janar.

Shoqata Rajonale e Futbollit në Gjirokastër i kërkon FSHF-së numrin e delegatëve si dhe emrat e delegatëve të Shoqatës së Rajonale të Futbollit Gjirokastër, si dhe i kërkon shpjegime për mënyrën se si janë vendosur këta delegatë.

Shoqata Rajonale në Gjirokastër bën me dije se në rast të një refuzimi nga FSHF-ja ata do e konsiderojnë mbledhjen e paautorizuar nga ata si nul. Kërkesa e Shoqatës Rajonale është firmos nga shtatë klube futbolli.

Kërkesa e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?