Shorti i 1/8 të Champions të hënën, njihuni me 16 ekipet e kualifikuara dhe ndarjen e vazove

10 Dhjetor 2020, 12:40| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 12:43

  • Share

TIRANË- Me mbylljen e fazës së grupeve të Champions e gjithë vëmendja tashmë është tek shorti i fazës së 1/8 që do të hidhet të hënën më 14 dhjetor në orën 12:00 në Nyon.

Ekipet big emrat më të mëdhenj janë në vazon e parë pra janë ato skuadra që fazën e grupeve e kanë mbyllur në vendin e parë.

Ekipet e vazos së parë në short janë :

Vazo 1
Bayern Mynih, Chelsea, Dortmund, Juventus, Liverpool, Manchester City, PSG dhe Real Madrid.

Ndërsa në vazon e dytë ekipet që duhen evituar janë dy skuadrat spanjolle Barcelona dhe Atletico Madrid që janë rrezik për çdo skuadër që është në vazon e parë.

Këto janë ekipet e vazos së dytë që e mbyllën fazën e grupeve në vend të dytë në grupet respektive.

Vazo 2
Atalanta, Atletico Madrid, Barcelona , Lazio, Lajpcig, Borussia M’Gladbach, Porto dhe Sevilla.

Në shortin e së hënës nuk mund të përballen ekipet nga i njëjti shtet dhe ato që kanë qënë në të njëjtin grup. Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do të luhen më 16 dhe 17 shkurt të vitit që vjen./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?