Sport

Shorti i Kupës, Teuta me fat, Vllaznia ndaj Laçit në gjysmëfinale (VIDEO)

2 Prill 2021, 13:42| Përditesimi: 2 Prill 2021, 14:32

  • Share

Vllaznia- Laçi është superpërballja e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Shorti i hedhur këtë të premte në ambientet e “Air Albania” ka përcaktuar një duel mes ekipeve të kreut. Bardhezinjtë kanë vlerësimin maksimal të drejtorit sportiv të Vllaznisë Matko Djarmati i cili sqaron se për të fituar trofe duhet të mposhtësh më të fortët. Të shtunën Vllaznia pret në Shkodër Partizanin në një sfidë titulli:

"Laçi ndër ekipet më të mira në kupë në dekadën e fundit por nëse do trofe duhet të mposhtësh më të mirët", tha Djarmati.

Në kampin kurbinas nuk kishin preferenca dhe objektivi mbetet kampionati e kupa. Trajneri Duro kërkon përqendrim së pari në kampionat në ndeshjen e së shtunës ndaj Teutës.

"Kupa vjen më pas . Fillimisht duhet të mendojmë për kampionatin e më pas për ndeshjen e kupës", u shpreh Duro.

Goglat ishin me fat për Teutën që në gjysmëfinale do të përballet me Skënderbeun. Short ky që kënaqi edhe drejtorin sportiv të durrsakëve Sulejman Starova.

"Nuk ka skuadra të lehta por jam i kënaqur nga shorti edhe për faktin se luajmë në shtëpi", tha Starova.

Edhe faza gjysmëfinale luhet me tek ndeshje dhe duelet do zhvillohen më 14 prill ndërsa finalja e madhe e Kupës është përcaktuar më 30 maj/ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?