Shorti i Ligës së Kombeve/ Shqipëria ‘peshkon’ Rusinë, por eviton përballjen me serbët

16 Dhjetor 2021, 18:46| Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 20:57

  • Share

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për sezonin e ri në Ligën e Kombeve ku për herë të parë mori pjesë në Ligën B. Kuqezinjtë e Edi Rejës janë shortuar në grupin 2 ku përballë do kenë si rival Islandën, Rusinë dhe Izrealin. Një short që nuk mund të konsiderohet me fat, por i përballueshëm për Kombëtaren, që do të synojë të renditet e para për të shkuar në ‘play-off-et’ e Europianit.

“Shorti ishte i kënaqshëm nuk u tregua negativ me ekipin tonë. Nga skuadrat që kishim në grupin B ishin skuadrat e dëshiruara. Mund të bëjmë rezultat pozitiv dhe në të shkuarën e kemi treguar se kemi bërë rezultat pozitiv,”-u shpreh Armand Duka, president i FSHF-së.

Ndërkohë Kosova do të jetë në Ligën C grupi i 2 ku goglat e vendosën përballë Irlandës së Veriut, Greqisë, Qipros ose Estonisë. Sakaq grupi më i fortë do jetë në Ligën A. Italia kampione e Europës është shortuar në grupin 3 sëbashku me Gjermaninë, Anglinë dhe Hungarinë.

Liga A

Liga B

Liga C

Liga D

Ora 19:49
‘Nuk doja vetëm Serbinë’, Reja zbulon prapaskenat me Brojën: S’ka sjellje pozitive

Trajneri i kombëtares thotë se e pret krahapur shortin e Ligës së Kombeve ku do të përballemi me kundërshtarë si Islanda, Rusia dhe Izraeli.

“Ajo që më interesonte më shumë ishte largimi i Serbisë nga grupi, gjithashtu nuk doja edhe Norvegjinë. Nuk është keq si grup. Rusia ka humbur ndaj Kroacisë, por është një ekip i fortë. Për ne do të jetë një test i rëndësishëm për të treguar nëse e meritojmë këtë kategori dhe nëse jemi rritur. Këto transferta do të jenë shumë të gjata në rrugëtim nga Rusia në Israel dhe Islandë, do të jetë problem për organizimin e udhëtimeve. Dua të kem vetëm gjendjen më të mirë të lojtarëve. Broja ka shumë potencial të madh, unë kam kritikuar sjelljen e Brojës që duhen përmirësuar, asnjëherë nuk kam vendosur në dyshim aftësitë e tij. E pres krahëhapur Brojën dhe të gjithë lojtarët e tjerë. Vetëm se futbollistët duhet të japin gjithçka edhe kur nuk janë me topin në zotërim”, tha Reja për RTSH.

Më pas trajneri i kombëtares komentoi edhe përplasjet e raportuara me Brojën muajt e fundit: “Broja nuk ka pasur sjellje shumë pozitive së fundmi, për dëmtime apo për mënyrën e sjelljes. Ai është një djalë që ka potencial, por flitet shumë për të. Mua nuk më pëlqen të flas individualisht, flas për Shqipërinë e për të gjithë, nuk ka një lojtar më të fortë. Kemi bërë rezultate për meritë të skuadrës.

Për potencial mund të jetë shumë i vlefshëm por duhet të përmirësohet shumë në sjellje. Unë i pres të gjithë, i kam krahët e hapur dhe i përqafoj të gjithë, nuk përjashtoj asnjë/ Por sjelljen dhe punën për ekipin duhet ta bëjnë të gjithë. Ka dy faza, kur ke apo jo topin, unë dua lojtarë që interpretojnë njëlloj të dy fazat dhe lojtarët e dinë mentalitetin tim. Kush nuk punon për ekipin nuk mund të bëhet pjesë e këtij grupi.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?