Sociale

Shorti për rindërtimin, 42 familje me shtëpi të re në Durrës, kryebashkiakja Sako: Deri në fund të këtij viti përfundojnë edhe 4 pallate

15 Nëntor 2021, 22:40| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 22:44

  • Share

42 familje janë bërë me shtëpi në lagjen e re të Manzës. Shorteu për ndarjen e apartamenteve u zhvillua këtë të hënë në ambientet e këshillit bashkiak të Durrësit.

Janë dy pallate të ndërtuara deri më tani për qytetarët që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Të emocionuar qytetarët u shprehën të kënaqur për banesat dhe procesin transparent.

"Çdo gjë shumë mirë, mora goglën, hapa letrën dhe u dha shtëpia. Firmosa! Jam i kënaqur. Shorti shumë i mirë dhe shtëpitë u ndanë me drejtësi", thanë përfituesit.

Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit Emiriana Sako tha se brenda këtij viti do të dorëzohen edhe 4 pallatet e para të përfunduara, 2 në Durrës dhe 2 në Manzë.

"Brenda vitit do të dorëzohen apartamentet tek këto familje. Durrësi ka dhe një specifike të ndryshme, sepse disa pallate po ndërtohen në vendet ku janë shembur të dëmtuarit, kështu përpos shortit ka dhe një zgjidhje tjetër ku banorët bien dakord 100 për qind dakord për shpërndarjen e apartamenteve. Me të njëjtën metodologji do të bëhet ndarja edhe në Spitalle, por ambientet janë ende në ndërtim e sipër, ndaj shorti për Spitallën do të bëhet vitin tjetër", tha Sako.

Këshilli Bashkiak Durrës miratoi në një mbledhje të tij metodologjinë e ndarjes së apartamenteve që konsiston në shorte publik si dhe dakordësi mes banorëve.

Siti i ri në Manzë përveç njësive të banimit do të ketë zona parkimi, objekte shërbimi, qendër shëndetësore, qendër multifunksionale, kopësht dhe fusha sportive.   

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?