Politikë

Shpalli zgjedhjet në FRPD se Këlliçi iu bashkua Berishës? Basha: Sajesë e fabrikuar! Përfshijmë në vettingun e politikanëve edhe lidhjet me oligarkët

6 Nëntor 2021, 10:36| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 16:31

  • Share

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar sajesa të fabrikuara për interesa personale akuzat se vendimi për zgjedhjet në FRPD vjen pasi kreu i kësaj organizate Belind Këlliçi ka deklaruar se do të marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës.

Në një deklaratë, përpara takimit të thirrur me grupin e punës për zgjedhjen e kryetarit të ri, Basha tha se ky vendim erdhi pasi mandati i kryetarit aktual të FRPD-së, Belind Këlliçit ka mbaruar prej dy vitesh. Pyetjes se nëse a është kompetencë e Bashës për të shpallur zgjedhjet në FRPD, kryedemokrati tha se ndiqet e njëjta procedurë si edhe në zgjedhjet brenda PD-së.

"Është i njëjti proces që është ndjekur edhe në 2014-ën, ku për herë të parë është ndjekur parimi një anëtar një votë", tha Basha. 

Ndërkohë, pyetjes së nëse PD është gati për të mbajtur zgjedhje lokale të pjeshme, Basha iu përgjigj se duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, fokusi duhet të vendoset tek vettingu i politikanëve pasi PD ka gati draft-ligjin për të përfshirë edhe lidhjet me oligarkët.

"Vëmendja juaj sot duhet të përqendrohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve, javën e ardhshme ne do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh, draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë", përfundoi Basha.

Belind Këlliçi, deklaroi një ditë më parë se vendimi i Bashës është nul dhe nuk e njohin atë, me argumentin se nuk është kompetencë e kryetarit të PD-së që të shpallë zgjedhjet. Kreu i FRPD0së la të kuptohej se ky vendim i kryedemokratit ishte një hakmarrje e Lulzim Bashës pasi vetë ai dhe një grup i të rinjve të FRPD-së do i bashkohen Foltores së Sali Berishës me të rinjtë, që do të mbahet të dielën e 7 nëntorit në Tiranë në orën 12:00.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë. Por, sipas Këlliçit zgjedhjet do të mbaheshin në një moment të dytë, kur situata brenda PD-së, të ishte më e qetë, referuar përplasjeve Basha-Berisha.

Ditën e djeshme, Luzlim Basha njoftoi hapjen e garës për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet se kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin. Sipas tij, mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën, për pasojë FRPD-ja duhet të shkojë në zgjedhje.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD

1. Oriela Nebiaj

2. Hergert Alimerko

3. Dario Sejdini

4. Enkelejda Rica

5. Juela Hamati

6. Anita Doçi 

Ora 14:15
Dokumenti/ Sot akuzohet se shkeli statutin, Basha firmosi edhe në 2015 hapjen e garës për kreun e FRPD kur u zgjodh Këlliçi

Hapja e garës për zhvillimin e  zgjedhjeve për kryetarin e ri të FRPD nga Lulzim Basha u pasua me shumë sulme dhe akuza ndaj tij se po shkel statusin dhe se ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë. Por nga një verifikim i zgjedhjeve të fundit të mbajtura në FRPD në 2015 ku u zgjodh Belind Këlliçi, zgjedhja e tij u bë pikërisht në të njëjtën mënyrë që Basha po e bën sot.

Një urdhër i Bashës tregon se, njësoj si ditën e djeshme, edhe në tetor 2015, procesin zgjedhor për FRPD e ka shpallur Kryetari i PD, lidhur me nisjen e procesit të riorganizimit të FRPD, duke filluar me anëtarësimet e reja dhe duke vazhduar me zgjedhjet në të gjitha nivelet dhe strukturat e FRPD-së.

Ora 13:00
FRPD i përgjigjet Bashës: 75% e të rinjve mendojnë se po e bën për hakmarrje politike

Pas deklaratës së Lulzim Bashës se vendimi për zgjedhjen e kryetarit të FRPD-së është i drejtë pasi Këlliçit i ka mbaruar mandati, nga selia blu ka reaguar sekretari i Forumit Rinor, Rigels Muçollari. Sipas tij, 75% e të rinjve kanë firmosur duke e cilësuar vendimin e kryedemokratit si një hakmarrje ndaj FRPD-së.

“Ditën që është mbajtur Kuvendi Kombëtar i FRPD-së, ku Basha ka qenë i pranishëm, plotësohen të gjitha normat për të qenë i ligjshëm. Ka një shkelje statusore të PD-së dhe forumit. Vendimi i marrë dje nga kryesia e forumit, neni 1 ku parashikon që forumi është një organizatë politike me prirje të djathë me pjesëmarrje politike, kryetari i zgjedhur i përcaktohet me vendim kryesie modalitetet e procesit.

Mandati i kryesisë skadonte në nëntor 2020, Basha kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve përtej zgjedhjeve elektorale dhe ne e kemi gjykuar si të arsyeshëm si vendim. Pas zgjedhjeve të përgjithshme kryetari i FRPD i ka lajmëruar për zgjedhjet tona dhe në proces e sipër ndodhi zhvillimi që jemi në dijeni.

Kryesia e konsideroi të papërshtatshme pasi partia ishte në krizë. Thyhet dinjiteti i shoqatës partnere, anti-kushtetuese. Kanë firmosur shumë forume në qytete dhe jemi 75% akt hakmarrje ndaj FRPD, në vijim do sjellim dhe fakte si ka menaxhuar marrëdhënien institucionale Basha.

Basha gabon gjithmonë me shifrat, në 2015 i gjithë forumi ishte 8 vjet jashtë mandatit dhe në asnjë moment nuk u anashkalua kryesia dhe drejtuesit aktualë. PD nuk na ka njoftuar zyrtarisht që të nisim këtë proces. Duhet të vendosim datën dhe është vendim I kryesisë dhe merret me votë, Basha nuk e njeh mirë si koncept. Unë refuzoj t'i përgjigjem akuzave se forumin e ka ngritur Berisha sepse përfaqësoj një institucion", tha Muçollari. 

Ora 12:45
Zgjedhjet në FRPD, Nebiaj: Këlliçit i ka mbaruar mandati, këto zgjedhje duheshin më herët

Kryesuesja e grupit të punës për zgjedhjet e kryetarit të ri për FRPD, Ori Nebiaj, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes me kryedemokratin, hodhi poshtë deklaratat e Belind Këlliçit se vendimi i Bashës është anti-statusor. Sipas Nebiajt, ky është një pretendim i Këlliçit pasi i ka mbaruar mandati. Ajo shtoi se këto zgjedhje duhet të ishin mbajtur më herët.

“Për të dhënë mesazhet e duhura dhe për të pasur një kontribut të bukur. Demokracia duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Do të kujdesemi që forumi të ketë një proces gjithëpërfshirës. Nuk kemi një datë. Besoj që është e vlefshme që ta shfrytëzojnë këtë të gjithë bashkë. Dua tu bëj thirrje të rinjve që e shikojnë përfshirjen në politikë jo si burokraci. Forumi rinor për këtë është që të bëjë bashkë sa më shumë të rinj. Këto besoj se janë pretendime edhe në sajë të faktit që të gjitha mandatet kanë kaluar dhe forumi rinor aktualisht në fakt nuk ka një kryetar legjitim dhe as kryesi legjitimime kështu që është e nevojshme, duhet të ishte bërë dhe më fund jemi gati që të realizojmë një proces që nuk mandaton asnjë kryetar për interesat e veta por mandaton një kryetar që duhet të jetë për interesat e të gjithëve dhe një forum që na vlen për tu bashkuar dhe jo për tu përçarë", u shpreh Nebiaj.

E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se kush e ka firmosur urdhrin për zgjedhjet në 2015, kryetari apo sekretari i Përgjithshëm, Nebiaj tha se këtë përgjigje e kryetari aktual i FRPD-së, Belind Këlliçi.

“Unë kam qenë kandidatja që humbi, pyet kryetarin aktual. Statutet janë edhe online dhe informacioni mund të merret. Nuk e mbaj mend fare", tha Nebiaj.

Ora 11:25
U akuza se shpalli zgjedhjet në FRPD pasi Këlliçi iu bashkua foltores së Berishës, Basha: Sajesë, mandati i kryetarit i ka mbaruar prej dy vitesh

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzave të Belind Këlliçit se i ka shpallur zgjedhjet për kryetar për shkak se ai dhe disa të rinj i janë të FRPD-së i janë bashkuar foltores së Berishës, iu përgjigj se kjo është një sajesë për interesa personale.

"Jo s’është fare e vërtet. Kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë nën drejtimin tim, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zhvilluar zgjedhje, madje zgjedhje një anëtarë një votë për kryetarin, si dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i forumeve drejtuese dhe i kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat demokratike, përsëri me një anëtarë një votë, të rinjtë dhe të rejat demokrate do zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke përfshirë dhe kryetarin e ri", tha Basha.

I pyetur nëse Partia Demokratike është gati për zgjedhje të pjesshme lokale, Basha tha se duhet të pritet vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese.

"Të presim vendimet dhe zbardhjet e tyre. Padiskutim që atentati anti-demokratik i 30 qershorit është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë që ka regjimi në fuqi. Objektivi kryesor i PD-së është që ta kthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik që është kthyer nën regjimin e Edi Ramës", tha Basha .

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?