Kronikë

Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe shoferë të dehur në timon, arrestohet 6 persona dhe pezullohen 94 patenta në 24 orët e fundit (VIDEO)

22 Tetor 2021, 14:10| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 14:15

  • Share

Ndërsa kontrollet për parandalimin e aksidenteve automobilistike vijojnë, në 24 orët e fundit policia rrugore ka pezulluar 94 leje drejtimi dhe janë arrestuar 6 shoferë.

70 prej patentave të pezulluara janë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, 20 për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, ndërsa 4 për qarkullimin në sens të kundërt.

Gjithashtu janë arrestuar 6 drejtues automjete, nga të cilët 4 për drejtim në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë fundjavës, do të intensifikohen kontrollet6 e policisë rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?