Një aksident ka ndodhur në Kuçovë ku automjeti tip benz i drejtuar nga një 26 vjeçar ka devijuar nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit dhe i ati kanë pësuar vetëm disa lëndime të lehta. Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara. 26-vjeçari po dërgonte të atin në spitalin e Beratit.
Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se mjeti tip Benz ishte i pajisur me leje për të shkuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku babai i shoferit 26-vjeçar do të kryente një vizitë. Të njëjtat burime konfirmojnë se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool. Ndaj tij u ndërmorën masat ndëshkuese me gjobë nga ana e policisë rrugore për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.