Sport

Shpërblimi qesharak që çuditi botën! Fitoi medalje ari për Kubën, qeveria nderon sportistin me letra higjienike dhe salsiçe

12 Gusht 2021, 20:11| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 06:49

  • Share

Nëse jeni mësuar që vendet të nderojnë kampionët e tyre me para dhe nderime të tjera, në Kubë atletët shpërblehen në një mënyrë tjetër, thuajse tallëse. Boksieri Ronnis Vlvarez, i cili fitoi medaljen e artë në të rinjtë në Kampionatin Pan-Amerikan të mbajtur në Meksikë, mori si nderim nga qeveria një shportë me ushqime bazë dhe produkte higjienike, si çmimi për suksesin e tij sportiv.

Imazhi i boksierit Ronnis Vlvarez me produkte si salsiçe, vaj, kungull dhe deodorant shkaktoi indinjatë në vend.

Kuba ka qenë një nga zbulimet më të mëdha në Lojërat Olimpike "Tokio 2020" pasi u rendit e 14-ta në tabelën e medaljeve me 7 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 5 të bronzta.

Një pjesë e madhe e këtyre medaljeve për Kubën kanë ardhur nga sporti i boksit. Pavarësisht suksesit kuban në Lojërat Olimpike, imazh i shpërblimit të  boksierit të ri është bërë viral që tregon çmimin e dobët me të cilin qeveria kubane shpërblen disa nga kampionët e saj në garat kryesore ndërkombëtare.

Produktet që nga qeveria e Kubës vlerësoi sportistin me medalje ari

Komento

Komente

  • Katnari: 13/08/2021 05:19

    Shqiperia me çfare i shperblen kampionet e saj?

    Përgjigju
    • vjesht: 13/08/2021 15:46

      Teheronas i trashë, me origjinë nga lindja e Mesme. Shqipëria nuk ka kampionë, se tek ne sporti i vetëm është fryrja e barkut, dhe kur fryhet, fërkimi i tij në vende publike si restorante, bar edhe familje mundësisht! Edhe ti nga ata je???

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?