Shpërndanin drogë në rrugët e Tiranës, arrestohen 3 të rinjtë, u gjenden 310 doza kokainë gati për shitje (EMRAT)

22 Nëntor 2023, 10:16| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 10:48

  • Share

Tre persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të vazhdimit të operacionit “Tempulli”. Në pranga kanë rënë Bruno Xhaferaj, 30 vjeç, Agron Mema, 34 vjeç dhe Rediol Mekolli, 23 vjeç, të cilëve gjatë kontrolleve u janë gjetur 310 doza kokainë të gatshme për shitje.

Arrestimi i të rinjve është kryer në rrugën “Pap Gjon Pali II”, ku gjithashtu u kanë sekuestruar 5 telefona celularë.

Policia njofton se pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se të arrestuarit e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?