Kronikë

Shpërndanin heroinë dhe mbanin armë  pa leje në lokal, arrestohen babë e bir në Korçë (VIDEO)

8 Maj 2021, 11:21| Përditesimi: 8 Maj 2021, 11:33

  • Share

Policia e Korçës ka vënë në pranga babë e bir pasi iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip automatik, një krëhër me 13 fishekë, sasi droge heroinë dhe kanabis të ndara në doza, gati për shitje.

Në kuadër të operacionit 'Parandalimi' janë arrestuar në flagrancë Ilirjan Liçe, 43 vjeç dhe Alteo Liçe, 25 vjeç, babë e bir, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasit e mësipërm, posedonin armë pa leje dhe ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në lokalin në përdorim prej tyre në lagjen nr. 15, Korçë, ku u gjet një armë zjarri tip automatik (me fishekë në fole), një krëhër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të ushtruar në banesën e tyre, u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?