Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike kokainë. 2 prej tyre rezulton se kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur.
Të rinjtë e arrestuar janë identifikuar si Indrit Puka, 20 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike; Armando Gega, 19 vjeç, banues ne Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje; Klevisian Toni, 20 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Lezhë.
Bazuar në inteligjencën informative se shpërndanin lëndë narkotike, të cilën e mbanin në banesën e një 16-vjeçari, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në këtë banesë dhe si rezultat, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në momentin e kontrollit, 16 vjeçari, në banesën e të cilit u gjetën sendet e kundërligjshme, nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim.
Gjithashtu, gjatë këtij operacioni rezultoi se Indrit Puka dhe Armando Gega, në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, në ngarkim të shtetasve I. P dhe A. G., ndërsa në ngarkim të shtetasve K. T. dhe të 16-vjeçarit, materialet u referuan për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".