Shpërndante kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, tentoi t'i shpëtonte prangave duke iu prezantuar policisë si efektiv i Forcave Komando

28 Janar 2022, 09:13| Përditesimi: 28 Janar 2022, 09:19

  • Share

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme, pasi shpërndante kanabis. I riu i identifikuar si Enea Kasa, banues në Tiranë u kap në aksin Kakavijë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza me kanabis, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, në përpjekje për t'i shpëtuar prangave, i riu iu prezantua policisë si efektiv i Forcave Komando Tiranë. Policia njofton se pas verifikimeve, rezultoi se ai nuk ishte pjesë e këtyre Forcave.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe "Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?