Foto ilustruese

Shpërthen bombola e gazit, në luftë me flakët digjet rëndë 62-vjeçari në Vuan e Dejës

13 Shkurt 2020, 22:17| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 22:22

  • Share

VAU I DEJËS-Një 62-vjeçar ka pësuar djegie të rëndë dhe është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, pasi i shpërtheu në flakë bombola e gazit.

Sipas policisë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në fshatin Stajke nga pakujdesia ka marrë flakë bombola e gazit në banesën e 62-vjeçarit.

Në përpjekje për të shuar zjarrin 62-vjeçari me inicialet F.L. ka pësuar djegie të rënda dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?