Kronikë

Shpërthen granata e groposur në Maliq, plagoset fermeri duke punuar tokën, dëshmitarët: Ishte bërë për ibret, i kishte ikur gjuha

16 Maj 2021, 16:41| Përditesimi: 16 Maj 2021, 19:59

  • Share

MALIQ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Caushli të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se një fermer është plagosur gjatë punës që po kryente në tokën e tij.

Fermeri ka qenë duke punuar tokën me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes që dyshohet granatë e vjetër. 39-vjeçari i plagosur Hergert Spahiu, është transportuar drejt spitalit dhe ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Për mikrofonin e Report Tv, dëshmitarët që i dhanë ndihmën e parë tregojnë se shpërthimi ishte shumë i fortë dhe se i riu u transportua në spital në gjendje të rëndë.  Sipas rrëfimeve të banorëve, kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ka shpërthyer një granatë e cila ka qenë e groposur.

Ora 18:58
Fermerit i shpërthen granata, dëshmitarët: Ishte bërë për ibret, i kishte ikur gjuha! Po punonte tokën me gruan

 

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se shpërthimi i granatës, ku mbeti i plagosur Hergert Spahiu, ishte shumë i fuqishëm. Gjendja e të riut, kanë treguar ata ishte shumë e rëndë, teksa i dhanë ndihmën e parë me aq sa mundej.

"Ai plugonte ai, ne po mblidhnin arat, ai po punonte me frezë dhe pastaj plasi. Kur e pamë ne shkuam e ndihmuam, shpërthimi ishte i fuqishëm, ishte dëmtuar në dorë, nga këmbët ishte bërë gjak, ishte bërë shumë keq. E ndihmuam dhe e çuam deri te makina", tha një dëshmitar.

"Ne punonim me atë matanë, me këtë djalin, kur dëgjuam shpërthimin, ishte i fuqishëm shumë, po punonte bashkë me të shoqen, por vinte me të shoqen, ishte bërë për ibret, i kishte rënë si gjendje të fikti, i kishte ikur gjuha brenda, ka shpërthyer më parë në këtë vend", tha një tjetër.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?