ELBASAN- Pika e skrapit të fabrikës “Kurum” në Elbasan u pushtua nga zjarri, i cili vijon aktiv pas shumë orësh. Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë e një baterie, ndërsa në qytet vihet re ndotje e madhe. Në luftë me flakët janë zjarrfikëset.
Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pikën e grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit. Zjarri ra në ambientet e jashtme të fabrikës së “Kurum” dhe fatmirësisht pa të lënduar. Blutë, zjarrfikësja dhe punëtorët e kompanisë “Kurum” punuan për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve. Megjithatë, situata paraqitet e rënduar edhe pasi nata ra mbi qytet.
Drejtuesi teknik i sigurisë së jashtme të fabrikës 'Kurum', Mërkur Çipi thotë se shkak i zjarrit dyshohet se u bë një shkëndijë elektrike që lëshoi një bateri. Sipas tij, ngjarja aksidentale është një fatkeqësi për fabrikën 'Kurum', ndërsa shpjegon se intensiteti i zjarrit është rritur si pasojë e djegies së materialeve plastike që ndodheshin brenda skrapit.
“Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri që është ndodhur në thellësi të grumbullit të skrapit. Nga shkëndija që ka marrë atje, në orën 10:25 ka dhënë një shkëndijë tymi në lartësinë e skrapit. Momentalisht po digjen materiale plastike, të cilat ndodhen brenda skrapit. Tymi që çlirohet padyshim është i dëmshëm për shëndetin, por nuk është bërë qëllimisht nga dora e njeriut”, tha Çipi.
Kur mendohej se situata me zjarrin ishte vënë nën kontroll, diçka ndodhi dhe flakët u përhapën në një tjetër zonë.
“Është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë. 95% e flakëve në zonë u vu nën kontroll, por nga një shpërthim i një bombole gazi ndodhi një shpërthim që shkaktoi flakë në një tjetër zonë të skrapit”
Tymi është përhapur në gjithë qytetin e Elbasanit, duke krijuar ndotje alarmante.
Kurum International është kompani Turke e vendosur në Shqipëri dhe është e specializuar në prodhimin e hekur-çeliqeve. Kurum International është pjesë e Kürüm Holding në Turqi. Kurum International vepron në ambjentet e privatizuara të Uzinave të Prodhimit të Hekur-Çeliqeve në Elbasan që prej vitit 2009.
Deputeti i PD, Lefter Gështenja ka reaguar mbi situatën me të cilën është përfshirë pika e grumbullimit të skrapit në ish-metalurgjikun e Elbasanit. Nëpërmjet një shkrimi në facebook, deputeti shprehet se ndërkohë që zjarri në fabrikën “Kurum” vijon prej orësh, qeveria është e zënë me probleme të tjera si ai i refugjatëve afrikanë të cilët pas marrëveshjes me Italinë pritet të strehohen në Shqipëri.
“Vazhdon zjarri në fabrikën “Kurum” në Elbasan.Pika e grumbullimit e skrapit në fabrikën “Kurum”, tek ish-Metalurgjiku i Elbasanit, është përfshirë nga flakët që prej paradites së sotme. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe situata në Elbasan paraqitet alarmante!
Qeveria është e "zënë" ka probleme të tjera më të rëndësishme siç është ajo e refugjatëve apo ndarja e bakllavasë për 2024!”- shkruan Gështenja në reagimin e bërë.
Drejtuesi teknik i sigurisë së jashtme të fabrikës 'Kurum', Merkur Çipi thotë se shkak i zjarrit që ra në pikën e grumbullimit të skrapit u bë një shkëndijë elektrike që lëshoi një bateri.
Sipas tij, ngjarja aksidentale është një fatkeqësi për fabrikën 'Kurum', ndërsa shpjegon se intensiteti i zjarrit është rritur si pasojë e djegies së materialeve plastike që ndodheshin brenda skrapit.
“Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri që është ndodhur në thellësi të grumbullit të skrapit. Nga shkëndija që ka marrë atje, në orën 10:25 ka dhënë një shkëndijë tymi në lartësinë e skrapit. Unë mendoj se kjo ngjarje aksidentale është një fatkeqësi për 'Kurumin” dhe të gjithë ne. Momentalisht po digjen materiale plastike, të cilat ndodhen brenda skrapit. Tymi që çlirohet padyshim është i dëmshëm për shëndetin, por nuk është bërë qëllimisht nga dora e njeriut. Është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë. 95% e flakëve në zonë u vu nën kontroll, por nga një shpërthim i një bombule gazi ndodhi një shpërthim që shkaktoi flakë në një tjetër zonë të skarapit”, tha Çipi.
Zjarri i madh që ka rënë në fabrikën ‘Kurum’ në Elbasan, ka marrë përmasa të mëdha. Në pamjet që vijnë nga Elbasani situata duke alarmante, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë “luftën” me flkaët intensive.
Policia bën të ditur se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndijë, të krijuar nga fërkimi i mbetjeve metalike. Policia, zjarrfikësja dhe punëtorët e kompanisë “Kurum” po punojnë për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve. Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit.
Flakët e zjarrit dhe tymi janë përhapur në gjithë qytetin e Elbasanit duke krijuar ndotje alarmante.
Këto janë pamjet që vijnë nga Elbasani, pas zjarrit që ka rënë në fabrikën 'Kurum' në Elbasan.
Siç shihet edhe në këto video, shpërthimi ka qenë shumë i madh, saqë shtëllungat e tymit kanë mbuluar zonën.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
U shkrifshi te tere me zjarrfikese me tekniker te kurumit Edhe me opozit e qeveri... Nje shoqeir civile qe ngrihwt cdo mengjes kuturu pa asnje objektiv ne jete edhe njerez qe rendin pas jush qe sillni vetem vrer edhe llum bazik. Nje situate e tille qe si dilni dot balle imagjino me shum apo ju kapi pa pregatitur... na dilni e na flisni per morale e standarte... ja standarti juaj nje shkendije baterie edhe ka zjarri 1 dite nuk po fiket akoma... uaaa kemi ber ate e kemi ber kete kaq fondi ketu kaq aty si konkluzion jeta ne kete vend te iken veresi. Uroj mos ket viktima ne njerez por deme materiale ja lejme turqve me lenden e pare se marreveshje alla turke.
Përgjigju