Tritol lokalit në Kamëz! Dy autorë me makinë, vëzhguan me kujdes zonën! Njëri me kapuç hodhi lëndën plasëse! Flet pronari: Nuk kam konflikte (VIDEO)

18 Nëntor 2023, 09:31| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 15:24

  • Share

TIRANË-  Një sasi tritoli prej 50 gramësh shpërtheu në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga 24 vjeçari Oltjon Muçaj në orët e para të mëngjesit të sotëm (18 nëntor) në Kamëz. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, (18 nentor) në rrugën "Donald Trump". 

Një makinë tip “Audi” u pa duke lëvizur në zonë para se shpërthimi të ndodhte. Brenda saj ishin 2 persona, të cilët fillimisht vëzhguan terrenin. Kamerat e sigurisë kanë filmuar njërin prej tyre, me kapele, që e bën të vështirë identifikimin teksa del nga mjeti dhe vëzhgon me kujdes lokalin “Olti Lounge Bar”, i cili gjendet në katin e parë të një pallati të banuar.

Ngjitur tij është edhe një tunel që të çon në pjesën tjetër të zonës së banimit. I riu hipën sërish në makinë, bashkë me autorin tjetër bëjnë edhe një xhiro deri në fund të rrugës dhe kthehen sërish.

Këtë herë, sapo del nga makina, ndez fitilin rreth 30 cm të gjatë të tritolit prej 50 gramë, ngjitet me shpejtësi mbi shkallë, e hedh në afërsi të pjesës anësore të lokalit dhe pasi futet në makinë largohen me shpejtësi. Shpërthimi ndodh pas 30 sekondave, fiks në orën 04:25 të mëngjesit të 18 nëntorit.

Si pasojë, dëmet në lokalin që Oltjon Muçaj, 24 vjeç, e kishte marrë me qira, janë të konsiderueshme, por për fat të mirë pa dëme në njerëz. Disa orë pas shpërthimit, xhamat e thyer janë akoma përtokë, ndërsa në pllaka forca goditëse ka krijuar këtë krater. 

Oltjon Muçaj u tha hetuesve se nuk ka asnjë ide kush mund të jenë autorët. Sipas tij, nuk ka pasur konflikte me njeri. Blutë, përveç dyshimeve të ndonjë konflikti të të riut, nuk e përjashtojnë mundësinë edhe të pronarëve të lokalit.

Një tjetër pistë ku po hetohet është edhe mundësia që lokali në fjalë të mos jetë shënjestër, por kjo akoma po verifikohet. Pamjet e kamerave të sigurisë janë sekuestruar dhe po punohet për gjurmimin e makinës së autorëve të ngjarjes, të cilët deri në këtë pikë të hetimeve akoma janë të paidentifikuar.

Ora 14:20
Tritoli jashtë lokalit në Kamëz, Report Tv siguron pamjet! Një prej autorëve, me kapuç në kokë hedh lëndën plasëse dhe largohet me shpejtësi (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar videon e momentit të vendosjes së tritolit në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz. Siç shihet në pamje, një makinë tip “Audi” ka ndaluar përballë lokalit dhe një prej autorëve të dyshuar me kapuç në kokë ka dalë me shpejtësi nga makina dhe ka vendosur lëndën plasëse, më pas është larguar.

Mësohet se shpërthimi i lëndës plasëse ka ndodhur rreth 20 sekonda pas largimit të autorëve.

Ora 11:34
Detaje nga shpërthimi me tritol në Kamëz, autorët vëzhguan disa herë zonën! Një prej tyre me kapuç në kokë, hodhi lëndën plasëse para lokalit

1700303885_kamez.PNG

Makina tip "Audi" e autorëve të ngjarjes ka lëvizur disa herë duke vëzhguar me kujdes zonën. Njëri prej personave, autor i vendosjes së tritolit, ka dalë nga makina dhe ka vëzhguar terrenin. Me një kapuç në kokë, që e bën të vështirë identifikimin, ka ngjitur shkallët dhe fillimisht ka parë të gjithë terrenin pranë lokalit, në një pjesë si tunel të pallatit.

Nga aty është larguar sërish, kanë bërë xhiro me makinën dhe disa minuta më vonë janë rikthyer. Sapo ka dalë nga makina ka ndezur fitilin e tritolit, të gjatë rreth 30 cm dhe me shpejtësi është ngjitur, e ka hedhur pranë lokalit dhe menjëherë janë larguar. Shpërthimi ka ndodhur 20 apo 30 sekonda pasi e ka lënë.

Ora 10:43
Report Tv siguron pamjet e lokalit në Kamëz ku ndodhi shpërthimi me tritol, dëmtime të shumta në fasadën e jashtme

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku mëngjesin e sotëm shpërtheu një sasi tritoli. Siç shihet, nga shpërthimi, ka pasur dëme të shumta të lokalit në pronësi të 24 vjeçarit Oltjon Muçaj. 

Xhamat në pjesën e jashtme të lokalit pothuajse janë thyer totalisht. 

Dëme si pasojë e shpërthimit ka pësuar edhe një bilardo që ishte ngjitur lokalit. 

Ora 09:59
Kamëz, shpërthimi me tritol në një lokal, dyshohet se autorët ishin 2 persona! 24 vjeçari që e kishte marrë me qira: S'kam konflikt me njeri

1700301014_finalprojekt.00093313.Still087.jpg

Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me tritol i ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në lokalin e marrë me qira nga 24 vjeçari Oltjon Muçaj. Mësohet se sasia e lëndës plasëse të vendosur ka qenë rreth 50 gramë. 

Autorët dyshohet se kanë qenë 2 persona, të cilët e kanë hedhur dhe janë larguar. Aktualisht hetimet janë përqëndruar si shënjestër tek lokali me qira, por kjo nuk e përjashton mundësinë të jetë edhe për ndonjë biznes tjetër. 24-vjeçari Oltjon Muçaj ka deklaruar se nuk ka ndonjë ide kush mund të jenë autorët dhe ka pretenduar nuk ka konflikte me njeri.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?