Sasia e vogël e tritolit e cila ka shpërthyer në derën kryesore të një banese në Marikaj të Vorës është në pronësi të Elton Muçës, i cili sipas burimeve të policisë rezulton me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.
Mësohet se lënda plasëse, e cila ishte përgatitur në mënyrë artizanale, nuk ka dëmtuar shumë derën e avllisë pasi nuk ka pasur fuqi të madhe.
Autori ka qenë një person, i cili i maskuar ka lënë lëndën plasëse dhe është larguar. Pronari i shtëpisë Elton Muça, pretendon para hetuesve se nuk ka asnjë ide kush mund të jetë autor dhe se nuk na konflikte me njeri.