Kosova & Rajoni

Shpërthim në qendër të Beogradit, disa persona të plagosur

31 Maj 2021, 11:18| Përditesimi: 31 Maj 2021, 11:21

  • Share

Mëngjesin e sotëm një shpërthim me bombol gazi në një restorant ka tronditur Beogradin.

Si pasojë e shpërthimit, janë plagosur të paktën 6 persona mes të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.   

Një person është dërguar në Qendrën Emergjente për reanimacion, ndërsa tjetri ka djegie dhe dëmtime.

Këto janë pamjet e para pas shpërthimit në Beograd: Tymi nga ndërtesa, të plagosurit ulur në rrugë.

Gazetarët e raportojnë nga terreni se forca e shpërthimit shkatërroi dritaret dhe hekurat përreth, dhe zjarrfikësit dhe policia janë në terren.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?