Shpërthim tritoli në banesën e funksionarit të PD në fshatin Ungrej të Lezhës, shkak konfliktet partiake

13 Mars 2023, 12:47| Përditesimi: 13 Mars 2023, 14:53

  • Share

Ende pa u bërë java e ngjarjes së ndodhur në Kurbin, Qarku i Lezhës u trondit sërish nga një shpërthim me eksploziv. Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të së hënës në fshatin Ungrej dhe objektiv i sulmit, ishte banesa e Preng Pjetrit ish-kryeplak dhe Kryetar i Partisë Demokratike në këtë fshat.

Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë kanë qenë kryefamiljari me bashkëshorten dhe nënën e tij, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati përsona të lënduar, por vetem dëme të shumta materiale.

Lënda plasëse u vendos nga persona ende  të paidentifikuar në verandën e shtëpisë 1 katëshe, ndërsa ende nuk dihet lloji dhe sasia e saj. Menjëherë pas sinjalizimit policia mbërriti në vendin e ngjarjes, duke kryer të gjitha veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në deklarimet e tij objektivi i sulmit Preng Pjetri ka deklaruar se nuk ka konflikte, por pista kryesore është përqëndruar tek konfliktet partiake që mund të kenë lindur në prang të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14-majit. Në lidhje me ngjarjen reaguan dhe Deputetja Lindita Metaliaj dhe kandidati për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni, të cilët ju bën thirrje organeve ligjzbatuese që të identifikojnë dhe vënë para drejtësisë autoret e vendosjes së lëndës shpëthyese në banesen e kreut të PD në Ungrej.

Ora 14:47
Tritoli në banesën e funksionarit të PD Lezhë, Metaliaj: Akt burracak! Erdhi pas takimit entuziast me Sali Berishën, aktivistët e Rilindjes janë angazhuar në sulme

1678714810_finalprojekt.00014301.Still019.jpg

Kryetarja e degës së PD në Lezhë ka reaguar për shpërthimin me tritol në banesën e funksionarit të PD, Preng Pjetri duke thënë se dënojnë këto veprime ndërsa thekson se akti dyshohet se erdhi prej hakmerrjes politike. Sipas saj, sasia e lëndës plasëse iu vendos pas takimit që pati me Sali Berishën.

“Një shpërthim me eksploziv rreth orës 2 pas mesnatës, ka dëmtuar keqas shtëpinë e Preng Ndue Pjetrit, kryetar i PD në fshatin Ungrej. Pjetri ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe nënën e moshuar kur ka ndodhur shpërthimi.

Akti terrorist i mesnatës të bën të dyshosh për pistën e hakmarrjes politike. Takimi entuziast në Lezhë i kryetarit të PD Sali Berisha në prezantimin e kandidatit për Kryetar Bashkie Pashk Gjoni, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i seksionit Ungrej Pjetri, me shumë bashkëfshatarë, ka angazhuar me sulme verbale shumë patronazhistë e aktivistë të Rilindjes dhe të emëruarit 6 % në krye të Bashkisë Lezhë.

Dhuna verbale pasohet gjithmonë nga dhuna materiale. Ndërkohë që nuk duam të arrijmë në përfundime, i bëjmë thirrje policisë dhe strukturave ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre, të hetojnë dhe të çojnë pas hekurave si dorasët ashtu dhe porositësit e këtij akti terrorist.

E dënojmë burracakërinë e vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e z. Pjetri, një akt kundër ligjeve të shtetit dhe Kanunit të maleve.  Demokratëve dhe qytetarëve të Lezhës u bëjmë thirrje të mos kenë frikë. Ata që duan të mbjellin panik janë në panik nga humbja e sigurtë me 14 maj, dhe atë ditë do të marrin edhe përgjigjen që meritojnë nga vota juaj”, shkroi Metaliaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?