Ekonomi

Shpërthimet e Nord Stream, eksperti në Report Tv: Gjermania ka dëmin më të madh, por asnjë shtet s’përjashtohet! Të jemi të ndërgjegjshëm për energji

29 Shtator 2022, 13:10| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 14:59

  • Share

Dëmtimet e tubacionit të Nord Stream në 4 rrjedhje të gazit e ka çuar dinamikën e arenës ndërkombëtare në një tjetër stad, atë të ‘luftës energjitike’. Dhe pikërisht për këtë çështje dhe sesi ndikon kjo te parterët tanë ndërkombëtarë, eksperti i energjisë Lorec Gordani zbuloi sot ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu përgjegjësinë që duhet të ndërrmarrin shtetet pavarësisht rëndësisë.

Eksperti tha se padyshim Gjermania ka dëmin më të madh krahasuar me vendet e tjera, kjo pasi Nord Stream ishte një tubacion i cili lidhte konkretisht Rusinë dhe Gjermaninë e që prej luftës në Ukrainë, nuk pati më furnizim me gaz. Megjithatë, kjo nuk përjashton shtetet e tjera të globit, të cilat ndonëse mund të kenë ekonomi më të fortë, recesion apo ekspansion, të gjithë, pa përjashtim do të preken nga kriza energjitike. Edhe vendi ynë duhet të jetë i përgjegjshëm në kurisimin e energjisë.

‘Gjermania aktualisht e ka rritur me 15% të kursimit të gazit pra, preket dhe ka marrë masa. Vendet e tjera janë duke e zhvilluar me gradualisht. Edhe në Shqipëri, çdo vend do të preket pavarësisht rolit që ka prandaj duhet të jemi të përgjegjshëm.  Dhe politika te ne synon t’i japë theksin gjërve më parësore. Nuk ka të bëjë me penalizim, por ajo që pritet është që pjesa më e madhe të jetë e përgjegjshme për energjinë.

Pikërisht BE ka vazhduar të jetë këmbungle për ndryshimet klimatike se tani po përjetojmë periudha katastrofash, Nga pikëpamja poklitkke bllokuka vendosur pjesa kryesore e cila udhëhëq edhe vendet e tjera që udhëheq ndryshimet klimatike. Një rrjedhje e tillë i tejkalon aspektet normale. Pra, në këtë drejtim po i rikthehem aspektit të përgjithshëm. Nuk është situatë që duhet zgjidhur se kemi krizë ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për energjinë.’- tha Gordani në Report Tv.

Suedia zbuloi rrjedhje tjetër të gazit në një prej tubacioneve të gazjellësve Nord Stream 2 në Detyin Balltik, që është edhe e katërta e konstatuar që nga fillimi I javës.  Rrjedhjet e tjera u raportuan nga Danimarka dhe Suedia  në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2,  dhe u konsideruan të qëllimshme prej tyre. BE-ja e cilësoi sabotim të pastër, dhe është përfshirë në një shkëmbim akuzash me Moskën mbi autorësinë e sulmit në gazjellësa, në një kohë që po përgatitet edhe një paketë e re sanksionesh ndaj Rusisë. Në një reagim të fundit zyrtarë të inteligjencës së BE bënë të ditur se anijet ruse ishin prezentë në shpërthimet e Nord Stream.  Por ministria e jashtme Ruse është kundërpërgjigjur duke thënë se shpërthimet kanë ndodhur në një zonë mes Danimarkës dhe Suedisë, tërësisht të kontrolluara nga NATO dhe inteligjenca amerikane. Megjithatë, ministrja Zakharova nuk ofroi asnjë provë që qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë janë të kontrolluara nga shërbimet e inteligjencës amerikane.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?