Pamje nga Nju Jorku

Shpërthimi i gazit shemb ndërtesën në Nju Jork! Një i vdekur dhe nëntë të plagosur, mes tyre pesë oficerë policie (FOTO)

19 Janar 2022, 11:45| Përditesimi: 19 Janar 2022, 11:46

  • Share

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë u plagosën, përfshirë pesë oficerë policie, në një shpërthim dhe zjarr që shembi një ndërtesë në New York City, njoftoi departamenti i zjarrfikësve.

Incidenti ndodhi në lagjen Bronx, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve. Mediat thanë se një shpërthim gazi u bë shkak për zjarrin që çoi më pas në shembjen e ndërtesës.


Ndërtesa e shkatërruar

Një video e postuar në faqen e internetit të New York Post tregonte flakë dhe shtëllunga tymi të zi jashtë një ndërtese ndërsa oficerët e policisë u kërkonin njerëzve të largoheshin nga vendngjarja.

Në fillim të këtij muaji, 17 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një godinë në Bronx.

Pamje nga vendngjarja

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?