Shpërthimi i makinës së ndërtuesit në Tiranë, u dogjën kamera dhe serveri i garazhit! Biznesmeni ka jetuar disa vite në Angli

25 Janar 2021, 15:38| Përditesimi: 25 Janar 2021, 15:49

  • Share

Disa orë pas shpërthimit të tritolit në garazhin e biznesmenit Saimir Naksi në Qesarakë të Tiranës, hetuesit mësuan se në brendësi ndodhej edhe një kamera sigurie.

Fillimisht u shtua shpresa se mund të kishte filmuar diçka për të zbardhur ngjarjen, por shpejt erdhi zhgënjimi.

Nga shpërthimi nuk ishte demtuar vetëm makina tip “Porche” me ngjyrë të bardhë e bizesmenit ndërtues, por edhe kamera e sigurisë në garazh dhe serveri

Megjithatë grupi hetimor nuk është dorëzuar, dhe po kërkon që serveri të dërgohet diku jashtë, për të parë mundësinë e një rikthimi të materialeve të regjistruara. Më shumë se 48 orë nga ngjarja, nuk ka asnjë të dyshuar si autor.

Vetë binzesmeni Naksi nuk ka dhënë ndonjë emër konkret që mund të ndihmonte hetimet, dhe sipas tij nuk ka konflikte me njeri.

Ndërtuesi ka jetuar për disa vite në Britani të Madhe. Kjo i ka orientuar autoritetet shqiptare ti kërkojnë informacion atyre britanike në lidhje me akitivitetin e Naksit atje.

Në ditët në vijim, saktësojnnë burimet, nuk përjashtohet mundësia që Britanisë së Madhe t’i niset edhe një letërporosi, për të marrë të dhëna të plota të të gjithë aktivitetit të Saimir Naksit atje.

Shpërthimi në mjetin e tij ndodhi rreth orës 07:40 të mëngjesit të së shtunës. Për fat të mirë nuk u lëndua njeri, përveç dëmeve materiale të mjetit dhe të garazhit. Pallati ku ndodhi shpërthimi ishte ndërtuar nga vetë biznesmeni Saimir Naksi.

1611586037_porshe.jpg

Mjeti tip Porsche 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • faiku: 25/01/2021 20:51

    Po nuk hongre hurdha nuk te mban ere goja.... Nuk te bie ne qafe njeri kot....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?