TIRANË- Zbulohet pesha e tritolit të gjetur në njërën nga kollonat e vilës së braktisur të personit në kërkim Talo Çela, godinë të cilës pak ditë më parë ju vendosën disa kallëpë tritoli.
Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, pesha e sasisë së tritolit C4, që u gjend e paplasur në kollonat e shtëpisë, ishte 2 kg e 400 gram eksploziv.
Sasia e eksplozivit ishte lidhur me një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 204 cm.
Fatmirëisht fitili nuk është djegur plotësisht, pasi nëse do kishte shpërthyer sasia prej 2 kg e 400 gramë tritol, pasojat dhe dëmet materiale në vilën e braktisur të Talo Çelës, do ishin më të mëdha. Tritoli ishte vendosur në dy kollona, por vetëm një sasie e vogël ka shpërthyer, duke shkaktuar dëmtimin e xhamave dhe fasadës së dritareve që ndodhen në pjesën ballore të shtëpisë.
Ndërkohë, për sa i përket kamerave filmike që ndodhen të instaluara në muret e vilës së Talo Çelës, policia thotë se nuk kanë rregjistruar asnjë nga autorët, pasi në banesë nuk ka pasur paisjen DVR-ë që shërben për ruajtjen e pamjeve filmike.
Ngjarja e ndodhur në 5 nëntor, sipas policisë së Elbasanit ka lidhje me ngjarjen e datës 3 nëntor 2020 të ndodhur në Durrës, ku në banesën e Skënder Hoxhës, kushëririt të Nuredin Dumanit, u vendos një sasi e konsiderueshme tritoli, duke shkaktuar dëmtime të shumta.
Kjo përplasje vjen si pasojë e prishjes së miqësisë mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, të dy persona të shpallur në kërkim.
Talo ku je o "mafioz" dorzohu ma mir e hape thesin se kshu e ke keq punen nuk dun me te vra se je i rrezdikshem po thjesht se di shum gjana dhe trego te verteten se si u vra Admir Murati mos vall e vrave ti pas shpine se te jan ba shum hasem dhe smun ja dalish ma me fishek veq me hap gojen e me i myt me shtet.
Përgjigju