Lulzim Basha dhe Donald Trump

Opinion

Shpresa e PD-së për rikthimin e Trump-it

9 Gusht 2021, 10:28| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 10:31

  • Share

Rreth 2/3 e votuesve të Trump-it, sipas sondazheve në SHBA, mendojnë së atij iu vodh fitorja nga koalicioni Biden-Soros-Obama etj. Dhe më shume së 2/3 e votuesve republikane besojnë së ai do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pas katër vjetësh.

Rreth 2/3 e votuesve të PD-së, sipas një sondazhi që zhvillova para dy javësh, mendojnë së Berisha duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar demokrat, pavarësisht se është shpallur person 'non-grata' nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dhe ma do mendja së shumica dërrmuese e tyre besojnë gjithashtu se Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Berisha, duke qenë një nuhatës i stërvitur i humorit të elektoratit të PD-së, ka krijuar narrativen që shpallja e tij person 'non-grata' nga Departamenti i Shtetit Amerikan është një lëvizje konjukturale e nxitur nga Soros (miku  Ramës), pasi aleatet e tij ideologjike erdhën në pushtet në SHBA. Kjo narrative e Berishës duket se ka ngjitur tek njerëzit e tij në PD, si dhe tek elektorati i thjeshtë demokrat. Dhe pavarësisht se nuk thuhet hapur, lihet të kuptohet së sapo të rikthehet Trump apo një  pasues i tij në Shtëpinë e Bardhë, statusi i personit 'non-grata' do të zhbëhet.

Ndërkohë që një  narrative e tillë mund ta mbajë më shpresë afatgjatë elektoratin e PD-së, ajo nuk i vjen në ndihmë kryetarit të saj, i cili ka një problem afatshkurtër. Në shtator, atij do t'i duhet ose të propozojë përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së (siç ia ka kërkuar pothuaj publikisht ambasadorja amerikane), ose ta mbaje Berishën në grupin parlamentar (siç duan 2/3 e votuesve të PD-së).

Në skenarin e parë, Basha do të kishte përkrahjen e Uashingtonit, por do të mbetej më një parti të mpakur elektoralisht dhe parlamentarisht. Në skenarin e dytë, do të izolohej ndërkombëtarisht dhe do mbetej më një elektorat e grup parlamentar kompakt, por që do të mbahej vetëm më shpresën e vakët se pas katër vjetësh do të rikthehet Trump apo një pasues i tij në Shtëpinë e Bardhë. (Mos të harrojmë se para katër vjetësh, përkundër pritshmërive, Bashën nuk e ndihmoi fare vajtja e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë).

I ndodhur aktualisht mes një Shihle e Karibde proverbiale, Basha duket i pavendosur. Deri më sot, ai nuk ka demonstruar ndonjëherë së ka karizmin dhe fuqinë oratorike për të ndryshuar trajektoren e opinionit të elektoratit, që ky i fundit ta mbështesë fort për vendime të vështira. Ai thjesht ka demonstruar se është një udhëheqës konjuktural, që thjesht pret radhën të vije në pushtet…

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?