Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj

Politikë

'Shqipëria Bëhet' dhe Nisma 'Thurje' nesër firmosin koalicionin parazgjedhor! Shkojnë bashkë në zgjedhjet e 11 majit

27 Shkurt, 20:50| Përditesimi: 27 Shkurt, 22:35

  • Share

Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' dhe Nisma Thurje, shpallin nesër koalicionin për zgjedhjet e 11 Majit. 

Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe drejtuesit e tjerë të këtyre lëvizjeve do të mbajnë nesër një konferencë për median ku do të japin më shumë detaje lidhur me këtë koalicion parazgjedhor. 

Ky nuk është thjesht një koalicion zgjedhor, por një lëvizje kundër korrupsionit dhe politikës së vjetër që e ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për 34 vite' thuhet në njoftimin e tyre.

Nga partitë e vogla, në koalicion së bashku do të shkojnë edhe LZHK e Dashamir Shehit me “Djathtas 1912” të Enkelejd Alibeajt. Dy forcat politike firmosën marrëveshjen parazgjedhore për koalicion dy ditë më parë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?