Një lëvizje e re pritet të marrë jetë në skenën politike shqiptare. “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj që do të jetë në krye premton një organizim qytetar pa barriera ku janë të mirëpritur si socialistët dhe demokratët.
Në studion e Report Tv Adriatik Lapaj tregon se fokusi do të vendoset tek 4 kauza:
Hapja e sistemit zgjedhor
Ligji për referendumet
Vota e emigrantëve
Depolitizimi i administratës zgjedhore.
“Do të përballemi në çdo qytet e në çdo rrugë. Qoftë dhe i vetëm nuk e lë këtë histori. Duhet hapur gara’ tha Lapaj në studion e Report Tv.
Gazetari Nertil Agalliu A je gati të shkosh dhe në burg për këtë lëvizje?
“Në burg kam frikë të shkoj me qenë hajdut por të besoj se njerëzit duhet të trajtohen të barabartë që nesër. Gjëja më e fuqishme e njeriut është dinjiteti. Nuk kam frikë. I përulur me njeriun e zakonshëm dhe arrogant me atë që na shtyp. Të vërtetat e dhimbshme duhen thënë, për të ndryshuar’
Lëvizja do të nisë më 23 shtator ora 17:00 në Mirditë ku fton të gjithë qytetarët të jenë në qendër të Rrëshenit për ta dëgjuar. Më pas do të jenë në 61 bashkitë e vendit dhe në 20 destinacione në botë.
“Më 30 shtator në Pogradec. Në 7 tetor në Firence me diasporën. Tirana është është kalaja e fundit”zbulon Lapaj.
Kush do të jenë personalitetet të cilët do të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi?
Janë njerëz profesionistë të shkëlqyer që kanë dëshmuar se nuk janë të korruptuar në karrierën e tyre. Do të ketë dy nivele, ai i aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar si unë e Flor Binaj dhe një ekipi këshillues për ecurinë dhe vendimarrjen e lëvizjes në vazhdimësi"
Lapaj është i bindur se ka ardhur koha për të ndryshuar skenën politike.
Nëse prisni që do të vijë ndonjë profet të vijë të ndryshojë Shqipërinë kjo nuk ndodh. Shqipërinë mund ta ndryshojmë ne të gjithë bashkë. Adriatiku Jo? Unë nuk jam profet dhe as konjukturë ndërkombëtare por një profesionist që ka vendosur të mos heshtë për një republikë që ka shkuar për dreq. Qytetarët e këtij vendi duhet të mësojnë formulën si zgjidhet. Kushdo që thyen kontratën e besimit publik shkelmin bythëve dhe tjetri. Adriatiku nesër… shkelmin, të vijë tjetri”
Bashkëbisedimit në studio me gazetarin Nertil Agalliu iu bashkangjit edhe gazetari Poli Hoxha.