'Shqipëria buzëqesh'/ Spitali i ri sëmundjeve të brendshme finalizohet këtë vit! Rama: Më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, të mirën e kemi

2 Janar 2021, 08:52| Përditesimi: 2 Janar 2021, 09:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka ditën e sotme me një video të spitaleve në vend. Pamjet tregojnë spitale të rikonstruktuara, ndërsa kreu i qeverisë shprehet se më e keqja është hedhur pas krahëve. Ndërkohë, në video shfaqet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja shprehet se projekti madhor i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme do të finalizohet këtë vit.

“Mirëmëngjes. Fundjavë të qetë dhe kini besim, më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, më të mirën e kemi të gjithën përpara”, shkruan Rama.

Viti 2021 nisi me lajme të mira për Shqiptarët ku u konfirmuan ardhja e 500 mijë dozave të para të vaksinës Pfizer. Edhe pse një vit i vështirë duket se e ardhmja është më e ndritur, ku brenda muajit janar do të nis vaksinimi me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat mbi 75-vjeç.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?