Flamuri i Shqipërisë dhe i BE

Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë datën, Berisha dhe Gruevski, mandatën!

26 Qershor 2018, 20:11| Përditesimi: 26 Qershor 2018, 20:14

  • Share

Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë miratimin e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave, duke u dhënë dhe datë zyrtare qershorin e vitit 2019.

Situata edhe gjysëm ore para këtij vendimi ishte ende e paqartë dhe po diskutohej shtyrja në kohë e marrjes së vendimit, por duket se vendet e BE-së kanë arritur të ndryshojnë situatën në favor të dy vendeve, duke kompesuar shtyrjen me dhenien e dates.

Vendimi pikë së pari është shumë pozitiv, pasi e bën procesin e pakthyeshëm, pra nuk nevojitet më procedura e kalimit në Këshill, dhe i delegohet vlerësimi Komisionit Europian, i cili e ka rekomanduar ndërkohë hapjen e negociatave.

Komisioni Europian do të përgatisë një raport në pranverë të vitit 2019 dhe do t’ia kalojë Këshillit për miratim në qershor.

Së dyti, Këshilli mbajti të bashkuar fatin e Shqipërisë me Maqedoninë, duke krijuar një lloj balance gjeopolitike në rajon.

Në Samitin e Luksemburgut, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së vendosën që negociatat për  Shqipërinë të lidhen me përparimet që duhet të bëhen sa i përket reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë, kusht shtesë është zbatimi i marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Siç shihet, Maqedonia, e cila ka kaluar në një kalvar të fortë ndryshimesh, është e kushtëzuar ende nga normalizimi i raporteve me Greqinë, gjë që mund të dëmtojë në afatgjatë pozitat e kryeministrit Zaev.

Së treti, vendimi respekton edhe ekuilibrat politikë të BE-së dhe lobimin e faktorëve politikë kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë, që vjen nga partitë e djathta populiste, aleate të opozitës në Shqipëri dhe Maqedoni.

Opozita në Shqipëri e ka pritur me zhgënjim lajmin, pasi priste mos aprovimin e çeljes së negociatave, për të cilën luftoi gjatë, dhe ka nisur të bëjë deklarata qesharake, duke e lexuar vendimin siç e ka dëshiruar. Biles në këtë pikë Berisha nuk të lë të zhgënjehesh, pasi bën dhe parashikimin për 2019-n. Dhe nuk ka faj. Kushti qe thote duhet te vazhdojne reformat eshte kunder tij.

Por pamvarësisht kësaj, procesi është pozitiv, është i pakthyeshëm dhe i përngjan procesit që ka ndjekur Serbia dhe Mali i Zi në këtë rrugëtim.

Aleatët e opozitës shqiptare në Gjermani, Holandë dhe Francë, duket se janë më të tërhequr nga kundërshtimi dhe kanë votuar miratimin e çeljes së negociatave.

Si përfundim, lajmi real është se Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë datën për çeljen e negociatave, ndërsa Berisha dhe Gruevski, mandatën, që nuk mundën ta bllokonin këtë proces.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?