Shqipëria do lindë një Albin, kur një avion i Hagës të burgosë në Rinas, njësoj si në Kosovë, 3 kundërshtarët e 'Albinit të Tiranës'

15 Shkurt 2021, 21:41| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 21:49

  • Share

Të 4 partitë e vjetra historike në Kosovë janë fundosur me votat e shqiptarëve të Kosovës. Në fakt Vetëvendosja kishte garuar disa herë por maksimumin e kishte poshtë 27% dhe të pamjaftueshme të qeveriste e vetme. Shqiptarët e Kosovës ishin lodhur dhe dërmuar maksimalisht nga qeverisjet e korruptuara por establishmeniti ishte i pathyeshëm si në Shqipëri. Edhe Albini nuk arrinte të shkatërronte establishmentin deri sa drejtësia ndërkombëtare filloi arrestimet.

Mos harrojmë Ramush Haradinaj u godit nga Gjykata e Hagës në kulmin e karrierës politike dhe ku po triumfonte si kryeministër me taksën 100% kundër Serbisë. Më pas Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli u arrestuan dy ditë pasi presidenti Trump humbi zgjedhjet në Amerikë. Këto nuk janë justifikime por rrethana për të kuptuar që pse nuk lind dot një “Vetëvendosje” në Shqipëri.

Shqipëria ashtu si Kosova nuk i largonte dot pa pranga dhe burgosje liderët e vjetër. Vota ishte e pamjaftueshme. Nëse Albini do garonte në Shqipëri kundër PD-PS-LSI nuk do gjente as votën e tij, jo se nuk do votohej por se do të vidhej. Koha do provojë, këto çfarë them kur të shikoni rezultatin e Vetëvendosjes në Tiranë në zgjedhjet e 25 Prill. Harroni që PD-PS-LSI të shkatërrohen nga një parti e re në Shqipëri. Albini në Shqipëri do lindë, kur një avion i Hagës të arrestoj në Rinas, ashtu si në Kosovë liderët 30 vjeçarë të politikës. Deri atëherë s’do ketë as Albin dhe as Vetëvendosje në Shqipëri. Kosova dje nuk ndryshoi vetëm dhe thjesht nga vota shqiptare por edhe nga prangat ndërkombëtare

Komento

Komente

  • Shqipëria e Vjedhur: 16/02/2021 01:18

    Qe prej themelimit te PD familjarishtë kemi qënē me PDnë... Madje edhe në kohët me te veshtira te sajë... Mirepo PD nuk kishte idealin qe pasuesit kishin... Me të atdhur në pushtet në 2005, rrënoj kedo qe i doli para... Demikrate dhe pseudo demokratë te errur per pushtet per para per karier... per te vjedhur rënçëm! Si PDist, bisnesi familiare me falimentoj, bashkëshorten e hoqen nga puna se pati shkurtime stafi... Me pak fjalë... familia u perballë me falimentimin... Vajza ime me nota te shkelqyera, deshi të vazhdonte Masterin Shkencor ne Infermieri, u perball me KORRUPSIO IN GALOPANT... Ku, dekani i asaj kohe Dr. Petrit Bara donte 2 mijë euro per ta pranuar në MSc. KU, Ministri i arsimit Myqeram Tafaj edhe pse ja thash hapur se dekani donte 2 mij euro... nuk veproj per padrejtesin dhe korrupsionin e hapur... Ku Rektori i UT, Dhori Kule, Kauri, edhe pse i vajta me njohje, nuk mori as a (si Ministri) masa ndaj Dekanit Petrit Bara... Pas ketyre takimesh... perfshiva edhe deputetet demokrat te zones... me pak fjalë: morëm borxh dhe paguam 2 mij euro Petrit Baren për të hyre vajza në master infermieri... Ça të themi... Rrjeti i korrupsionit që rrenoj çdo demokrat te vertetë! U DETYRUAM NGA KOMISIONER I PD-SÊ, TE BEHESHIM FAMILIARISHTTË ME LSI-në... QË TË MBIJETONIM ME NJË PUNËSIM... KU DEMOKRATËT NA HOQËN DHE KOMUNISTËT E LSIsë na dhanë një cop bukë... Kjo nuk zgjati shume... Se erdhen të babziturit e Rilindjes... dhe e hoqen vajzen nga puna në QSUT... E deturuar të emigroj në Gjermani, sic kanë detyruar edhe qindra mjek te ikin... Pasi pabesia dhe politizimi e shkateroj mjeksin edhe vendin tonë, Shqiperinë. As Rama nuk e meriton posti... Njesoj si Saliu edhe Monika. ALBIN KURTI PËR SHQIPERINË

    Përgjigju
  • populli: 15/02/2021 22:34

    Qe nuk po i fusim brenda peshqit tregon me se miri qe shqiperine nuk mundet ta bejne dot shqipetaret...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?