Foto ilustruese

Shqipëria duhet të bëhet për SHBA, siç u bë Hong-Kong për Britaninë e Madhe

18 Prill 2022, 12:24| Përditesimi: 18 Prill 2022, 12:27

  • Share

Shqipëria është një vend ndoshta i vogël për nga dimensioni gjeografik, por është shumë i madh dhe i rëndësishëm në planin gjeopolitik jo vetëm në Ballkan, por edhe me gjerë, ndoshta edhe për ekuilibrat Botëror.

Shqipërinë do e konsideroja Izraelin e Evropës. Pse? Së pari për nga dimensioni, pak a shumë janë të barabartë duke përfshirë trojet etnike

shqiptare në Ballkan. Së dyti, shqiptarët në Ballkan, ashtu si izraelitët nuk kanë asnjë vëlla, janë popull i lashtë autokton, pa asnjë vëlla dhe të rrethuar me armiq potencial. Së treti, Shqipëria ashtu si Izraeli është kulla e tre besimeve fetare, katolike, Ortodokse e myslimane. Shqipëria ashtu si Izraeli, është vendi i kryqëzimit të rrugëve tregtare mes Afrikës, Evropës dhe Azisë. Deti Adriatik dhe

Joni, të dy dete kryesore të Shqipërisë janë një faktor shumë të rëndësishëm për ekuilibrat botëror.

Shqipëria, është një vend i vogël gjeografikisht, por me potenciale të mëdha zhvillimi, kjo për ato që Zoti i ka dhuruar me pasuri të shumta

nëntokësore e mbitokësore. Shqipëria, nuk ka pse humb kohë për të zhvilluar industrinë ushtarake, për të rritur industrinë e saj të

brendshme si dhe të rris shpenzimet e saj ushtarake. Shqipëria duhet të ndjek linjën e ndjekur nga Hong Kong dhe nga Koreja e Jugut. Ajo duhet të vendoset në dispozicion të plotë të SHBA. Ajo duhet ta vendos territorin e saj në shërbim të Forcave të Armatosura të SHBA  dhe këtë duhet ta bëj sa më shpejt për sa kohë vendet e tjera të Ballkan janë të lëkundura ose kundër interesave amerikane. Siguria e Shqipërisë duhet të varet ‘in primis’ (së pari) nga SHBA dhe pastaj edhe nga NATO. Nëse amerikanë vendosin bazat e tyre ushtarake në Shqipëri dhe rrisin praninë e tyre, atëherë asnjë vend i Ballkanit, qoftë i mbështetur nga vende si Turqia apo Rusia nuk do të kishin kurrë guximin të cenon territorin dhe sovranitetin e Shqipërisë. Kushdo që do të sulmonte Shqipërinë do të sulmonte SHBA.

Shqipëria duhet të ketë prioritet absolut zhvillimin e turizmit që duhet të jetë në dispozicion të investimeve amerikane dhe britanike. Shqipëria duhet të kthehet vendi numër një mikpritës për shtetasit amerikane, britanikë dhe kanadezë. Investimet ruse apo të tjera të ngjashme duhet të refuzohen në bregdetin shqiptar, në malet shqiptare dhe në vendet arkeologjike.

Shqipëria duhet të bëj politika të rëndësishme me ndihëm e amerikanëve në inovacionin teknologjik, në teknologjinë e lartë dhe robotike.

Shqipëria duhet të ndje shembullin e izraelit, Koresë së Jugut dhe Hong Kongut.

Shqipëria duhet të hap portat për firmat e amerikane që investojnë në teknologjinë ushtarake dhe në sigurinë kombëtare.

Shqipëria duhet të hap portat për universitetet amerikane dhe për institutet e kërkimeve shkencore duke ju lehtësuar të gjitha praktikat.

Shqipëria duhet të hartojë, të jetë e disponueshme dhe të nënshkruaj çdo lloj marrëveshje që do të forconte partneritetin me SHBA-në në Ballkan dhe jo vetëm.

Shqiptarët duhet të thonë, Zoti në Qiell e Amerika në Tokë dhe Kombi mbi çdo gjë.

Shqipëria duhet të largojë nga çdo lloj skenari ballkanik që mund të rikthej ekuilibrat e vjetra ballkanike.

Shqipëria duhet të jetë vigjilente dhe pragmatiste me çdo vend ballkanik, duke mos konsideruar askënd vëlla dhe duke mos e konsideruar askënd partner të përhershëm. Aleancat në Ballkan janë të përkohshme sipas situatave dhe koha e ka vërtetuar mirë. Nëse dikush më parë ka qenë armik i shqiptarëve sepse ka pretendime apo dëshira për territoret autoktone shqiptarët, herë a vonë ai do të jetë përsëri armik e nëse nuk jemi vigjilent, ndoshta do të jetë akoma më agresivë dhe i rrezikshëm se më parë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lok: 18/04/2022 14:31

    O dac na trego naj barcolete me mire, se s'je per keto pune ti..

    Përgjigju
    • Bureto: 18/04/2022 17:58

      Sa per sqarim, pervec ngjajshmerive te tjera me Izraelin, Shqiperia, pa trojet etnike në Ballkan, ka një teritor 33% me te madh se Izraeli. Shqiperia ka sipërfaqe 28.000 km2, ndersa Izraeli afro 20.000 km2 nga te cilat nje pjese te mire shkretetire. Nuk kemi të krahasuar ne ne ta ne potencial ekonomik, financiar, tenologjik dhe ushtarak, e gjitha kjo falë mbeshtetjes së fuqishme amerikane dhe britanike, për shkak te interesave gjeo-strartegjike që ata kanë në atë rajon.

    • Tak: 18/04/2022 17:51

      Pse, mire e ka. Ta marri me mire SHBA me koncension sesa tja ndaje Rama Hasaneve te Durrsit, Lucve te Tiranes, apo Maneve, Doshve e me radhe oligarkeve! Nejse, se cfare kupton ky boti me "te investoje ne sigurine kombetare" kjo me rrezoi nga karrigia ne fakt

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?