Periferi

Shqipëria e 2022-s pret rebelin e ëndërruar!

4 Janar 2022, 12:18| Përditesimi: 4 Janar 2022, 13:17

  • Share

Kush kundërshton diçka, duhet të njohë mirë pikësëpari atë që kundërshton e më pas ka një detyrë shumë të vështirë: Të bindë shumicën për atë antirregull që propozon. Nuk ka ndodhur revolucion, ndryshim në botë pa pasur në thelb këtë rregull të artë, këtë bërthamë të diamanttë në bazë të çdo evolucioni e përmirësimi.

Revolucionarët, rebelët duhet të dinë më shumë se kushdo, duhet të njohin përtej asaj që shumica sheh e dëgjon. A bazohet në këtë dritë dëshira e disave mes nesh që bërtasin për revolucion, ndryshim, rrëzim, përmirësim, korrigjim?

Për fat të keq jo! Nuk bëhen revolucionet nga dritare Facebook-u nga ku tregojmë atë që duam të shesim duke e zbukuruar apo shëmtuar, nga kafene luksi Tirane të lustruara me para’ informale , nga kolltuqe studiosh televizive të ngrohura nga disa rroga nëpër bordero’ bordesh, biznesesh, evazioni apo krimi. Shqipëria deri më sot, e mbushur plot "rebelë" hileqarë që të gabuarën duan ta zëvendësojnë me më të keqen që kemi parë. E sidomos, nuk bëhen revolucione e ndryshime nga seli partish më të korruptuara sa edhe më i korruptuari i imagjinuar nga letërsia më fantazioze e botës.

Atëherë? Duam ndryshim dhe përmirësim? Sjelltë 2022 rebelin apo rebelen e dëshiruar! Sjelltë atë të ri apo të re që ka një zemër të artë dhe të drejtë. E sidomos, të pastër e të pakorruptuar. Deri tani, para syve tanë kemi parë “revolucionarë e revolucionare” që vetëm kanë propozuar zëvendesimin e një lumi , me ujërat e llumta të një tjetri që kemi parë, njohur e provuar.  Deri atëherë, është e kotë që këmbëngulin me forma të ndryshme, të njëjtët persona me seriozitet të kompromentuar. Shqipëria e 2022-s pret rebelin/rebelen e munguar!

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besnik: 21/01/2022 11:23

    Po nuk u punua fort psicologjikisht me brezat e rinj duke i edukuar per drejtesi dhe atdhedashuri s'ka te ardhme....do jemi komb qe do vazhdojm te jemi te percar e do na sundoj kushdo per interesa personale...vetem brezat e ardhshem mund ta shpetojn DNA shqipetare boll jetuam me legjenda.,.e shkuara na ka treguar qe ne cdo situat kushdo eshte tallur me ne,kjo te jet mesim per te ardhmen

    Përgjigju
  • Asd: 04/01/2022 14:00

    Ka nje ngerc te pazgjidhshem ne politiken shqiptare. Qe te zgjidhesh problemet e njerezve me ndershmeri dhe te synosh ndryshimin duhet te jesh pjese e "politikes fituese" . Por qe te jesh pjese e "politikes fituese" duhet te jesh kapo mafia i mbeshtetur nga krimi, politikane mafioze dhe oligarkia financiare. Atehere si eshte e mundur ta nisesh si mafioz dhe te perfundosh misionin si demokrat? Si mund te genjesh oligarkine dhe mafian e tu marresh mbeshtetjen financiare e me pas mos mbash premtimet per tua kthyer fondet e investuara? Si mundet te fitosh zgjedhjet duke urdheruar vjedhjen e votave dhe me pas te eliminosh kete fenomen? Si mundet qe fillimisht te formosh rrathet e mbeshtetesve politikane duke krijuar front e me pas ti tradhetosh te gjithe pa u lagur? Me pak fjale eshte nje pikepyetje e madhe, zgjidhja e se ciles nuk varet vetem nga deshira e mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?