Kombëtarja duke festuar një prej golave dje ndaj San Marinos

Sport

Shqipëria e dyta por Play-off kalon nga ndeshjet e tetorit, ja pse ndaj Hungarisë e Polonisë punë bëjnë vetëm 6 pikë

9 Shtator 2021, 11:51| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 15:49

  • Share

Shqipëria pas fitores me goleadë ndaj San Marinos mban vendin e dytë në grupin I kualifikues të Kupës së Botës “Katar 2022”. Mirëpo pozicionimi real dhe shanset për një arritje historike në play-off do të mund të mësohen vetëm pas dy ndeshjeve të tetorit. Në 6 ndeshjet e luajtura deri më tani Kombëtarja ka koleksionuar 4 fitore dhe dy humbje. Kuqezinjtë kanë mposhtur dy herë San Marinon dhe kanë fituar ndaj Andorrës e Hungarisë dhe janë mposhtur nga Anglia e Polonia. Me 12 pikë Shqipëria mban vendin e dytë pas Anglisë dhe ka një golavarazh prej 10 golash të shënuar e 6 të pësuar. Pas Shqipërisë në vendin e tretë është Polonia me 11 pikë e Hungaria me 10 pikë. Pikërisht këto dy ekipe janë rivalët direkt të skuadrës së Edy Rejas për të arritur play-off-in.

Në kualifikueset e Botërorit Shqipërisë i kanë mbetur edhe 4 ndeshje dy në tetor e dy në nëntor por sfidat e muajit të ardhshëm jaë vendimtare pasi janë ndaj rivalëve direkt. Më 9 tetor Shqipëria do të luajë në Budapest ndaj Hungarisë dhe tre ditë më pas pret Poloninë në Tiranë. Dy sfida vendimtare ku për të qënë më të sigurt për vendin e dytë do të duhen pse jo dy fitore apo 6 pikë. Ose të paktën një barazim në Hungari dhe fitore ndaj Polonisë në sfidën direkte.

Gjithsesi duke parë kalendarin e Polonisë që është më i favorshëm për të qënë e sigurt në vendin e dytë në grup Shqipëria duhet t’i fitojë të dyja takimet e tetorit.

Në nëntor Kombëtarja luan ndaj Anglisë në Londër dhe pret Andorrën. Polonia ka një kalendar më të favorshëm dhe pika ndaj Anglisë e siguruar në fund ishte jetike. Hungaria e ka më të vështirë kalendarin. Në këtë situatë për Shqipërinë vendimtare janë dy sfidat e tetorit ku do të duheshin 6 pikë të plota.

Në një përllogaritje të thjeshtë Kombëtarja jonë e siguron vendin e dytë në grup nëse fiton tre nga katër ndeshjet e mbetura përfshirë këtu sfidën ndaj Polonisë. Nëse Shqipëria merr 9 pikë pra fitore në ndeshjet ndaj Hungarisë, Polonisë dhe Andorrës e ka të sigurt vendin e dytë.

Me 12 pikët që ka aktualisht dhe 9 pikët në këto tre ndeshje Shqipëria ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe nuk arrihet dot nga Polonia edhe nëse polakët i fitojnë të treja ndeshjet e tjera përjashtuar përballjen ndaj kuqezinjve.

Ndeshjet e mbetura të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit:

Hungari-Shqipëri më 9 tetor

Shqipëri-Poloni më 12 tetor

Angli-Shqipëri më 12 nëntor

Shqipëri- Andorra më 15 nëntor

 

Ndeshjet e mbetura të Polonisë në kualifikueset e Botërorit:

Poloni- San Marino

Shqipëri- Poloni

Andorra- Poloni

Poloni-Hungari

 

Ndeshjet e mbetura të Hungarisë në kualifikueset e Botërorit:

Hungari-Shqipëri

Angli-Hungari

Hungari-San Marino

Poloni-Hungari

Situata pas 6 ndeshjeve në Grupin I

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?