Gent Cakaj

Shqipëria mbështet Malin e Zi në hapjen e librarisë me literaturë shqip

19 Shtator 2020, 12:57| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 12:59

  • Share

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, tha se qeveria shqiptare ka vendosur t'i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

Cakaj theksoi se ky projekt, me rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi, i udhëhequr nga Këshilli e i mbështetur nga Shqipëria, do të vijojë edhe në Tuz, Guci e Plavë.

“Ndërkohë ne do të vazhdojmë me qasje aktive e punë intensive për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në rajon”,  tha Cakaj

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?