Kultura

Trashëgimia kulturore/ Shqipëria në edicionin e 27-të projekteve të restaurimit në Bari, Bucci: Kultura, timoni për forcimin ekonomik të 2 vendeve

24 Maj 2021, 22:16| Përditesimi: 24 Maj 2021, 22:27

  • Share

Forcimi i marrëdhënieve me dy vendeve si edhe “Ruajtja, promovimi dhe mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore” kanë qenë çështjet që kanë bërë bashkë ambasdorin italian Fabrizio Bucci dhe Ministren e Kulturës Elva Margariti në projektet e reja kulturore. Bucci vlerësoi Shqipërinë për partneritet në sektorin e kulturës. Ndërsa Ministrja Margariti veçoi rritjen e fondeve financuese për trashëgiminë kulturore. 

“Me krijimin e fondit të trashëgimisë kulturore dhe kjo një risi e Ministrisë së Kulturës, e miratuar vjet nga qeveria. Të  njëjtën gjë që po bën dhe Ministria e Kulturës Italiane, duam ta cojmë përpara këtë fond në një realitet ekonomik, profesional dhe në një zhvillim të qëndrueshëm të të gjitha siteve këtu në Shqipëri”, tha Margariti.

Vetë Ambasadori italian Fabricio Bucci u shpreh se falë bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve së shpejti do të kemi një rritje të nismave dhe projekteve kulturore, ku i fundit është  “Restauro made in Italy” i përbërë nga dy pjesë  “Il Salone de restauro” ( Saloni i restaurimit) dhe “Restauration Week 2021”.

“Kultura është një sektor i privilegjuar këtu në Shqipëri. Italia po punon shumë këtu, por mund të bëjmë akoma më shumë. Në fakt tani jemi duke punuar për ripërtëritjen e një protokolli të bashkëpunimit kulturor mes Italisë dhe Shqipërisë. Po sot në mënyrë të veçantë flasim dhe po trajtojmë një projekt të rëndësishëm “Restauro made in Italy”, që është një projekt i promovuar nga instituti ynë në bashkëpunim me Asserostauro. Kjo në Shqipëri dhe në vende të tjera tregon sesa sektori publik dhe privat mund dhe duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin,sepse kultura është një timon i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit ekonomik”, tha Bucci.

Pjesë e programit dhe planit të ardhshëm bashkëpunues, për ambasadorin italian në Shqipëri Fabrizio Bucci,ëshë kultura, një timon drejtimi për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve per  zhvillimin e sektorin kulturor dhe ekonomik. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?