Rruga e Shqipërisë si hakmarrje apo si karshillik ndaj BE është një ndër lëvizjet dhe gabimet e rënda që mund të ketë kosto në të ardhmen! Historia e BE dhe e integrimit të vendeve që duan të aderojnë në të është histori vlerash dhe interesash të përbashkëta. Sigurisht integrimit është proces i merituar dhe nuk bëhet me metoda shantazhuese. Orientimi i Shqipërisë drejt Lindjes e ndoshta më shumë ngjashmëri despotike është një sinjal alarmi dhe shqetësues.
Turqia është një vend që ka 50 vjet që kërkon të anëtarësohet në BE dhe me politikat e asaj disa herë edhe shantazhuese, jo vetëm nuk e kanë favorizuar, por e kanë ndëshkuar fortësisht atë. Për sa i përket integrimit në BE, sigurisht Truqia nuk është një model që duhet të imitohet nga Shqipëria, por as modeli i saj politik në organizimin e brendshëm. Regjimi i Turqisë sot sigurisht nuk është modeli i demokracisë që aspiron prej vitesh Shqipëria.
Vizita e Ramës në Ankara, mu duk një vizitë e marrëveshje krejt politike. Nga fjalimi që bëri Erdogan mu duk për pak çaste fshirja e 112 viteve pavarësi dhe kthimi i Shqipërisë në vitin zero përballë Turqisë. Fjalimi i Erdogan ishte një fjalim krejtësisht e thuajse me pretendime edhe territoriale mbi Shqipërinë duke u justifikuar në të kaluarën historike, ku sigurisht fillim e mbarim deri në 1912, Turqia ka qenë pushtuese e një ndër fatkeqësitë më të mëdha historike që shqiptarët e Shqipëria i paguan akoma sot.
Nëse ne jemi larg Perendimit e BE akoma edhe sot, padyshim fajtori jo pak i rëndësishëm është edhe Turqia. Po ashtu sot u pa qartë se Turqia është një sponsore e rëndësishme e Ramës edhe në lidhje me të ardhmen e tij politike apo për qëndrimin e tij në Pushtet. Despotët kanë shumë të përbashkëta e armik kryesor kanë demokracinë.
Armiqësia për demokracinë është ajo që i bashkon despotët në ditë të mira apo edhe të këqija. Turqia e sotme po ngjason gjithnjë e më shumë me Perandorinë Osmane e dje, e për pasojë ajo ka politikat e saj ne Ballkan dhe kjo e bën që Shqipëria të mos jetë vëlla, por një partner e sipas situatave, ndonjëherë më i dashur se Serbia e ndonjëherë tjetër më pak e dashur.
Nëse Shqipëria sot tenton e merr guximin të hyj e të bëhet pjesë e ekuilibrave dhe aleancave ballkanike gabon rëndë dhe vendos në rrezik integritetin e saj teritorial. Ardhmja e Shqipërisë është BE dhe Nato. Ballkani nuk e ka zgjidhur asnjëherë problemin nga brenda dhe Shqipëria ka qenë gjithmonë e humbur në lojërat e aleancave ballkanike!
Po kush duhet të jetë pozicioni i BE përballë Shqipërisë? A ka fajet e veta BE? BE nuk mund të kishte e të ketë të njëjta pretendime apo të njëjtat standarde me Shqipërinë njesoj si me vendet e tjera me një histori më të gjatë e më të mirë demokratike. Kjo e fundit ka pasur një të kaluar të rëndë me një nga regjimet më të egra që ka njohur historia.
Po ashtu BE nuk duhet ta trajtoj Shqipërinë si nje fëmijë të ndëshkuar që ngarkohet çdo ditë me detyra të reja pa e pyetur nëse ajo mundet t'i bëj vetëm të gjitha vetëm e pa "tutor". Europa nuk mundet e nuk duhet ta humb Shqipërinë e cila si një fëmijë i braktisur rrezikon të pranoj si prindër të parët që takon pas nje braktisje të madhe. Nëse Shqipëria po rreshket drejt Lindjes, fajet sigurisht janë edhe të BE!
ANALIZE SHUME E SAKTE! BRAVO! TA MESOJNE TURKOFILET!
PërgjigjuMire mire shkoni te baba shkoni te Erdogani, Juda keshtu e doni kurre njerez nuk beheni nese shkoni te ,,Baba,,
PërgjigjuPo mire mor idealist evropian, serbia masakroj 500000 njerez, pervec kesaj perdite po armatoset me armet e prodhimit rus,kinez edhe turk po deshe. Kjo evrop ko vetem qe nuk i kundervihet por akoma me keq po i afron antaresine. Ne shqiptaret duhet te denohemi se marim ambulanca apo spitale nga Turqia? Ti or babam mund te jesh cdo gje, por gazetar apo akoma me keq mendim dhenes per te miren e vendit nuk mund te jesh kurre. Mbase te duhet ndonje evro dhe te siguroj qe po e more nga bodrumet e janulles do jene jo vetem te lara por edhe te bekuara.
PërgjigjuKy asht gulenist mbase...
Me pelqen mendimi juaj. Respekt
BE( Fourth Reich ) already dead!!! Megjithate jemi europian!!!
Përgjigju