Kombëtarja Shqiptare

Shqipëria në vendnumëro në FIFA, Kosova humb një pozicion për muajin shtator

17 Shtator 2020, 13:50| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 14:42

  • Share

E 66-ta renditet Shqipëria në FIFA. Në renditjen e publikuar sot për muajin shtator kuqezinjtë mbeten në vendnumëro ndërsa Kosova ka humbur një pozicion.

Shqipëria qëndron në vendnumëro në renditjen e FIFA-s për muajin shtator. Në renditjen e e publikuar nga organizmi më i lartë i futbollit botëror ditën e sotme Shqipëria mban vendin e 66-të në FIFA njësoj si muajin e kaluar duke mos fituar asnjë pozicion por as ka humbur vend në renditje. Gjatë kësaj periudhe Kombëtarja e Edi Reja-s ka luajtur dy ndeshje me Bjellorusinë të fituar 2-0 dhe Lituaninë të humbur 1-0. Sa i përket rivalëve të grupit të kuqezinjve në Ligën e Kombeve Bjellorusia mban vendin e 87-të,   Kazakistani në vendin e 118-të dhe Lituania renditet e 131-ta.

Ndërkaq Kosova pas shumë muajve që fitonte pozicione në renditjen e Fifa-s për muajin shtator ka humbur një pozicion duke u renditur në vendin e 116-të. Gjatë këtij muaji “dardanët” barazuan me Moldavinë dhe u mposhtën nga Greqia./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?